KE-ja kërkon kompani për rindërtimin e 10 stacioneve hekurudhore në Maqedoni

Shkup, 1 gusht 2014 (MIA) - Komisioni Evropian sot në faqen e saj të internetit publikoi shpallje me të cilën kërkon  kompani për mbindërtimin dhe rikonstruimin e 10 stacioneve hekurudhore në Maqedoni përgjatë korridorit të 10 pan-evropian, duke e përfshirë edhe anën e 10-të, sipas praktikave më të mira në Bashkimin Evropian.

Me projektin për mbindërtim, dhe rikonstruim do të përfshihen stacionet hekurudhore në Veles, Prilep, Manastir Gjevgjeli, Bogomilë, Çashkë, Tabanovcë, Demir Kapi, Gradsko dhe Negotinë-Vardar. Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave të kompanive të interesuara është deri në datën 30 të muajit të ardhshëm deri në orën 12.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i kualitetit të tërësishëm të shërbimeve për udhëtarët dhe kargo-transportin, duke i rritur standardet teknike dhe kapacitetet e 10 stacioneve hekurudhore të cilat janë vendosur në korridorin e 10 dhe degën e 10 në Maqedoni.

"Është parashikuar renovimi dhe mbindërtimi i të gjitha elementeve kryesore të stacioneve hekurudhore, ashtu siç janë instalimi elektrik dhe i ujësjellësit, duke e përfshirë edhe ndriçim e brendshëm dhe të jashtëm, sanitaret, instalimi i sistemit për ngrohje dhe ftohje,  sistemit për mbrojtje kundër zjarrit, sistemi informativ udhëtues, si dhe përmirësimi i inkuadrimit për transportin bartës të arritshëm dhe  lidhje me transportin rrugor (publik dhe individual). Kujdes i veçantë gjatë realizimit të këtij projekti do të ketë në përmirësimin e inkuadrimit të personave me lëvizshmëri të zvogëluar", kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Me projektin, mes tjerash, do të ndërrohen në tërësi kulmet, do të sanohen fasadat dhe muret e brendshme, do të vendoset izolim i ri termik dhe do të ndërtohen tualete të reja të cilat veçanërisht do të  ndërtohen edhe për shfrytëzimin e personave me invaliditet. Në pllajën para hyrjes  në stacionet hekurudhore nga ana e rrugëve parashikohet postbllok hekurudhor për qasje pa pengesa, ndërsa për shkak të sigurisë postblloku hekurudhor është parashikuar të shtrohet me pllaka me shirit paralajmërues nëpër skaje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail