Përfundon qetë protesta kundër procesit gjyqësor në rastin "Monstra"

Shkup, 1 gusht 2014 (MIA) - Përfundon qetë protesta e cila u mbajt kundër procesit gjyqësor në rastin "Monstra". Edhe kësaj here protestuesit janë nisur nga hapësira afër Xhamisë Jahja Pasha në drejtim të Bit Pazarit. 

Gjatë fjalimit para protestuesve, ish-deputeti Hysni Shaqiri ka deklaruar se nuk do të ndalen protestat derisa të mos shpalosen dëshmi të qarta në rastin "Monstra".

"Duhet që të shpalosin dëshmitë mbi të cilat janë gjykuar të burgosurit dhe në bazë të këtyre dëshmive edhe ne do të pranojmë vendimin", ka deklaruar Shaqiri.

Ndërsa, Bedri Ajdari nga Këshilli Organizativ i protestave tha se kanë kërkesa të reja të cilat duan t'i shpalosin para Qeverisë, ndërsa ka lutur policinë që t'i lejojnë të depërtojnë.

"Protesta me procedurë të rregullt është paraqitur në polici, por prapseprap nuk po na lejonë që  të protestojnë para Qeverisë", ka thënë Ajdari.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail