"Mbrëmja e BE-së" në kuadër të "Verës së Ohrit" me flautistin Merçeli

Ohër, 13 gusht 2014 (MIA) - Tradicionalisht çdo edicion i festivalit "Vera e Ohrit" në program përfshin shfaqjen e artistëve nga shteti i cili për momentin është kryesues i Bashkimit Evropian. Këtë vit ky vend është Italia, kështu që në kuadër të Mbrëmjes së BE-së publiku i festivalit do të ketë mundësi të kënaqet në koncertin e ansamblit kamertal "Variabile" dhe flautistit Masimo Merçeli si solist.

Ansambli "Variabile" është formuar me nismën e Klaudio Mansutit, ideja e së cilit ishte t'i tubojë muzikantët të cilët vijnë nga rajoni i Adrias së Alpeve për zbatimin e repertorit kamertal në përbërje të ndryshme, gjegjësisht variabile. Të gjithë anëtarët e ansamblit kanë biografi të pasur artistike.

Flautisti i shquar italian Masimo Merçeli ka ndërtuar karrierë muzikore mbresëlënëse në të cilën shquhen sukseset në garat ndërkombëtare dhe koncertet e shumta në sallat më të njohura në botë, në mesin e të cilave "Karnegi Hol", Konservatoriumin e Moskës, Mocarteum etj. Bashkëpunon me artistë të mëdhenj të ditëve të sotme të rangut të Jurij Bashmet, Kshishtof Penderecki, Filip Glas, Zhan-Pjer Rampal si dhe realizon performanca me orkestra të njohura botërore. Gjatë këtij viti Merçeli u bë edhe zëvendëskryetar i Asociacionit evropian të flautistëve.

Në programin e koncertit të sontëm që do të mbahet prej orës 21 në atriumin e katedrales "Shën Sofia" janë kompozimet e Hajdënit, Betovenit, Doniceti, Bramsit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail