Ahmeti uron Erdoganin për funksionin e presidentit të Turqisë

Shkup, 14 gusht 2014 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një telegrami ka uruar zgjedhjen e Rexhep Taip Erdogan për president të Turqisë.

"I nderuari President i Turqisë, Erdogan, më lejoni ju lutem që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh urimet tona më të sinqerta për fitoren bindëse në zgjedhjet e para presidenciale në Turqi. Jam i bindur që vullnetin dhe përcaktimin demokratik të popullit turk në zgjedhje të lira dhe demokratike do ta materializoni në mirëqenie të qytetarëve të Turqisë, por edhe për avancim të marrëdhënieve të mira me vendet mike", thekson Ahmeti.

Përmes telegramit më tej thuhet se komuniteti i madh i qytetarëve të Turqisë me prejardhje shqiptare paraqet një urë lidhëse midis vendeve tona, andaj dhe jam i sigurt që këto ura lidhëse do të përforcohen me rolin tuaj të ri si President i parë i Turqisë i zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nëpërmjet të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor

"Juve dhe familjes tuaj ju uroj shëndet dhe mbarësi në detyrën tuaj të re të cilën jam i sigurt që do ta kryeni me përpikshmëri dhe në përputhje me pritjet e mëdha të qytetarëve të Turqisë si dhe miqve të vendit tuaj, ku padyshim bëjmë pjesë edhe ne", nënvizohet në fund të telegramit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail