Digjitalizimi i planeve të kadastrës ka përfunduar në 60 për qind të kadastrave komunale

Shkup, 15 gusht 2014 (MIA) - Në gjithsej 1.145 kadastra komunale apo 60,07 për qind ka përfunduar procesi i digjitalizimit të planeve analoge të kadastrës, ndërsa 21,2 për qind prej tyre janë në fazë përfundimtare të harmonizimit të bazës së të dhënave nga kadastra elektronike dhe për një kohë të shkurtër do të jenë pjesë e saj.

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, e cila e zbaton procesin e digjitalizimit të planeve të kadastrës në bashkëpunim me Bankën Botërore, pret që digjitalizimi të përfundojë më shpejtë se që është paraparë.

"Afati përfundimtar për digjitalizimin e gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë me plane digjitale për kadastrën është dhjetori i vitit 2015, por vlerësimet e Agjencisë janë se me këtë tempo të punës digjitalizimi do të përfundojë disa muaj më herët", theksoi drejtori i Agjencisë, Sllavçe Tërpeski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai njoftoi se në tërësi kanë përfunduar dhe janë harmonizuar me kadastrën elektronike 741 kadastra komunale apo 38,9 për qind e numrit të përgjithshëm të kadastrës komunale.

Kanë përfunduar në tërësi Vinica dhe Vallandova, ndërsa në Shkup janë digjitalizuar më pak se 50 për qind.

Sipas Tërpeskit, benefiti nga digjitalizimi i planeve të kadastrës është ajo që dukshëm shkurtohet procedura për regjistrim në kadastrën e patundshmërive.

Procesi i digjitalizimit të planeve të kadastrës filloi në maj të vitit të kaluar, ndërsa duhet të përfundoj deri në fund të vitit 2015.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail