Është lëshuar në përdorim qendra sportive "Jane Sandanski"

Shkup, 27 gusht 2014 (MIA) - Në lokacionin e sallës së mëparshme të MZT-së Shkup në komunën e Aerodromit sot ishte lëshuar në përdorim  qendra e re sportive "Jane Sandanski". Investimi në kompleksin sportiv multifunksional në përbërje të të cilit është ndërtuar edhe hoteli "Rusia" arrin 15 milion euro, ndërsa e realizon biznesmeni rus Sergej Samsonenko përmes partneritetit privat-publik me komunën e Aerodromit.

Në lëshimin në përdorim  të sallës qendrore me kapacitet  prej 6.500 vizitorëve dhe të hotelit morën pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, investuesi Samsonenko, kryetari i komunës së Aerodromit Ivica Konevski, menaxheri i përgjithshëm i Qendrës sportive Nadica Dimovska dhe menaxheri i përgjithshëm i hotelit "Rusia" Dina Mucunska.

Sipas kryeministrit Gruevski, investimi prej 15 milionë eurove do të hapë të paktën 50 vende të reja të punës dhe ka kuptim të madh dhe të rëndësishëm.

Salla e re kumtoi, është edhe një projekt i suksesshëm për komunën e Aerodromit, ndërsa Shkupi  fitoi projekt të kapitalit i cili e përmirëson imazhin e qytetit si potencial vendor  i shumë ngjarjeve evropiane dhe botërore.

Investitori rus ka potencuar se ka marrë përkrahje  dhe ka gjetur bashkëpunim të shkëlqyer  nga autoritetet komunale dhe nëpunës dhe ministritë kompetente për ndërtimin e objektit. Këtë objekt e kemi bërë të gjithë së bashku. Në procesin e ndërtimit të Qendrës sportive morën pjesë  mbi 60 kompani të Maqedonisë, pesë të huaja nga Rusia, Serbia dhe nga Sllovenia. Ishin angazhuar rreth 1.600 punonjës, citoi Samsonenko.

Gjetëm potencoi, emër të vërtetë për qendrën sportive dhe për hotelin, Jane Sandanski si revolucionar i shquar i Maqedonisë si vendlindje të tij.

Hoteli "Rusia" disponon me 61 dhoma dhe apartamente prej të cilave një apartament presidencial, gjashtë "superior", 28 dhoma me një krevat,  12 me "dyshe",  dhe 14 "dopio" dhoma. Hoteli do të përmbajë spa qendër dhe ruf bar. Me ndërtimin e saj, sipas kryeministrit, jepet vlerë plotësuese e të gjithë kompleksit dhe rritet oferta turistike e të gjithë objektit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail