Për një hektar grurë 3.000 denarë shtesë do të marrin fermerët e vegjël

Shkup, 27 gusht 2014 (MIA) - Një shtesë prej 3.000 denarëve për hektarë ose rreth një denar për kilogram grurë do të marrin bujqit të cilët kanë përpunuar deri në 10 hektarë sipërfaqe, njoftoi sot ministri dikasterial Mihail Cvetkov.

Mbështetja është vendosur për të ndihmuar fermerët e vegjël të cilët kanë harxhime më të mëdha prodhimi, por edhe për të arritur çmimi më i lartë i blerjes, deri në 12 denarë për kilogram.

"Sipas vlerësimeve, 3.000 denarë shtesë duhet të marrin 22.600 bujq ose 90 për qind nga numri i përgjithshëm i prodhuesve të grurit për bukë", theksoi Cvetkov në konferencën për shtyp.

Nga 95.000 hektarë grurë të mbjellura këtë vit, deri tani janë korrur 93,000. Rendimenti mesatar është 3.5 ton për hektar, dhe pritet prodhim prej 330,000 tonëve. Janë bler 87.000 ton me një çmim mesatar prej 11 denarëve për kilogram. Deri në fund të vitit pritet blerja e 110.000 tonëve ose 80 për qind e rendimentit.

Bujqit marrin nga 9.000 denarë për hektar të grurit dhe 3.000 më shumë në qoftë se përdorin farën e certifikuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail