Ministri Spasov për vizitë në Talin

Shkup, 1 shtator 2014 (MIA) - Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov sot dhe nesër qëndron për vizitë pune në Talin, Estoni.

Spasov, siç kumtoi MPPS, do të ketë takime me ministrin e Mbrojtjes Sociale të Estonisë, Helmen Kit dhe me ministrin e Shëndetësisë dhe Punës të Estonisë, Urmas Kruse, me ç'rast do të këmbehen mendime për shërbimet sociale, masat çër punësim, si dhe për çështje të tjera të cilat janë në interes së qytetarëve të të dy shteteve.

Ministri Spasov do t'i vizitojë Ministrinë e Çështjeve Sociale, Këshillin për sigurim social, Qendrën për rehabilitim profesional në Astangu, si dhe fondin për sigurim të papunëve. Në takimet do të diskutohet për sigurimin e parssonave të papunë në Estoni dhe shërbimet për punësim. Gjithashtu, theks do të vendoset edhe në reformat dhe shërbimet për punësimin e personave me nevoja të posaçme.

Gjatë vizitës do të nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë dhe të Ministrisë së Çështjeve Sociale të Republikës së Estonisë në fushat e punës, punësimit dhe politikës sociale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail