Ministri Poposki merr pjesë në Forumin strategjik të Bledit

Shkup, 1 shtator 2014 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot dhe nesër merr pjesë në Forumin Staregjik të Bledit në Bled, Slloveni, ngjarje politike që në tetë vitet e kaluara u shndërrua në një instrument të rëndësishëm për dialog strategjik për çështje me rëndësi për rajonin.

Siç infomroi MPJ, në Forum do të marrin pjesë edhe ministra të tjerë dhe përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit dhe më gjerë, si edhe nga sektori publik dhe privat.

"Forumi, në organizim të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendrës për Perspektivë Evropiane nga Bledi, ka për qëllim të mundësojë komunikim dhe këmbim të përvojave në nivel të lartë me qëllim të integrimit më të lehtë të rajonit në segmente të ndryshme, veçanërisht në atë ekonomik", kumtoi MPJ.

Pritet ministri Poposki të ketë fjalim dhe të marrë pjesë në panelin kushtuar ardhmërisë së Ballkanit Perënimor - si deri në bashkëpunim më të mirë rajonal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail