Sonte nis festivali "Nine Eleven"

Prishtinë, 7 shtator 2014 (MIA) - Në këtë edicion do të marrin pjesë gjithsej 15 filma, tetë prej tyre do të jenë premierë nga të cilët katër janë prodhim i Prishtina Filmit.

Sonte prej orës 20:00, në hapësirat e Sheshit 21 do të bëhet hapja e edicionit të 11-të të festivalit të filmit të shkurtë ‘Nine Eleven Dedication Festival’.

Në këtë edicion do të marrin pjesë gjithsej 15 filma, tetë prej tyre do të jenë premierë nga të cilët katër janë prodhim i Prishtina Filmit.

Juria në këtë festival përbëhet nga: dramaturgu Haqif Mulliqi, montazheri Agron Vula, kompozitori Florent Boshnjaku, regjisorja Lendita Zeqiri dhe aktorët mençur Safqiu dhe Gresa Pallaska.
9/11 daton që nga viti 2003 dhe shënohet çdo vit në shenjë respekti dhe përkrahje për viktimat e sulmit të 11 shtatorit në Amerikë.

Që nga nesër, për tre netë radhazi do të shfaqen filma në ndryshëm derisa të premten me 11 do të mbahet nata finale ku edhe do të ndahen çmimet.

Pas shfaqjes së filmave, çdo natë nuk do të mungojë as pjesë argëtuese e përcjellur me muzikë ku pjesë e saj do të jenë: DJ Robi, Egzona Ademi, Edona Reshitaj, BB Poqi e Ylli Limani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail