Investim i ri turk në qendrën për fertilitet

Shkup, 12 shtator 2014 (MIA) - Një milion euro është investimi i ri turk në ndërtimin e Qendrës për fertilitet të locuar në Shkup. Qendra tashmë është lëshuar në përdorim, me aparturë më bashkëkohore, dhe mjekë me përvojë nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia nga fusha e gjinekologjisë, urologjisë, anesteziologjisë dhe gjenetikës, së bashku me embriologë.

Shefi i repartit për embriologji, doktor Biroll Ajdin, gjatë takimit të sotëm me gazetarë theksoi se qendra garanton për rezultatet e veta dhe procedurën mjekësore dhe se pagesa do të jetë pasi që rezultatet do të jenë të dukshme. Theksoi se do të ketë pesë metoda dhe se ka rezultat tek çdokush.

Do të trajtojnë fertilizimin in vitro dhe inseminacion intrauteror, si dhe sterilitetin tek burrat.

"Në punën tonë ne krijojmë jetë dhe e dimë se sa e çmueshme dhe e brishtë mund të jetë, posaçërisht në fazë të caktuar të procesit. Prandaj për shkak të kësaj, politika jonë është të ofrojmë rezultate, e me atë edhe të shkaktojmë lumturinë e dikujt. Metodat që i shfrytëzojmë, ekspertiza me të cilën disponojmë dhe ekipin e specialistëve të edukuar dhe me renome, na mundëson rezultate të garantuara në punën tonë", theksoi Ajdin.

Drjetori ekzekutiv Serpil Kaja theksoi se qendra e tyre ofron shërbime më të ndryshme se entet e tjera spitalore me implementimin e sistemit të ri inovativ.

"Shumë më shpejt, në mënyrë më të rehatshme dhe m stres minimal. Në qendrën tonë shpenzimet për fertilizim in vitro mund të mbulohen edhe përmes Fondit për sigurim shëndetësor", tha Kaja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail