Todorov: Në kuadër të rrjetit shëndetësor të EJL-së do të formohet qendrë për situata krizash

Kopenhagë, 15 shtator 2014 (MIA) - Iniciativat në kuadër të rrjetit shëndetësor të Evropës Juglindore në përqëndrim të formimit të qendrës e cila do të merret me situata krizash nga aspekti shëndetësor, por të lidhura me shëndetin, siç ishin përmbytjet në vendet e rajonit, anëtare të rrjetit shëndetësor, dhe roli i drejtorit rajonal të OBSH-së për Evropë në mbështetje të funksionimit të rrjetit, janë një pjesë e temave në të cilat u përqëndrua ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov në fjalimin e sesionit të 64-të të Komitetit rajonal të OBSH-së për Evropë, i cili filloi sot në Kopenhagë.

"Dëshirojmë të bëjmë një trup të përhershëm i cili në situata krizash do të mundet shpejtë të reagojë, të organizohet dhe të ofrojë ndihmë për vend i goditur nga çfarëdo lloj fatkeqësie natyrore", deklaroi Todorov në fjalim.

Shfaqi pritje se mbështetjen të cilën e jep OBSH-ja për funksionimin e rrjetit shëndetësor të EJL-së të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa konfirmim i posaçëm për të do të jetë konferenca e cila në fillim të nëntorit do të mbahet në Shkup dhe në të cilën do të marrë pjesë drejtoresha rajonale e OBSH-së për Evropë, Suzana Jakab, si dhe ministra të shëndetësisë nga vendet-anëtare të rrjetit shëndetësor të EJL-së.

Pasdite në margjinat e sesionit të 64-të të Komitetit rajonal të OBSH-së për Evropë do të mbahet takim i ministrave të shëndetësisë të shteteve-anëtare të rrjetit shëndetësor të Evropës Juglindore, me të cilin do të kryesojë Todorovi.

"Do të bisedojmë për iniciativat të cilat i kemi në kuadër të rrjetit. Pres që ministrat t'u japin mbështetje iniciativave dhe rrjeti në mënyrë praktike do të jetë një trup i cili do të ketë aktivitet të përhershëm. Dëshirojmë që bashkëpunimin në kuadër të këtyre vendeve t ngrisim në nivel shumë më të lartë dhe në kuadër të bashkëpunimit global të OBSH-së", shtoi Todorov.

Pas përfundimit të takimit ministror, ai do ta vizitojë Spitalin universitar "Rigshopitalitet" në Kopenhagë, ndërsa sonte para përfaqësuesve të disa spitaleve dhe kompanive të sigurimeve do t'i prezantojë mundësitë për investim në Republikën e Maqedonisë në zonat e lira shëndetësore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail