Stano: Fyle nuk hoqi dorë nga Maqedonia, rekomandimet për negociata janë dëshmi për atë

Bruksel, 15 shtator 2014 (MIA) - Komisioni evropian dhe komisari për zgjerim, Shtefan Fyle nuk kanë hequr dorë nga Maqedonia dhe ata ende po bëjnë përpjekje që vendi të përparojë në integrimet evropiane, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Këtë e deklaroi për MIA-n Petar Stano, zëdhënës i Fyles, sipas të cilit dëshmi më e mirë për përkushtimin ndaj vendit janë rekomandimet që Komisioni pesë vite me radhë i jep për fillim të negociatave për anëtarësim në Union, që për shkak të vetos greke nuk pranohen nga Këshilli evropian.

"Duhet të kuptohet se Komisioni evropian ende është i përkushtuar ndaj asaj që t'i ndihmojë Maqedonisë të porosisë atë është obligim për të në procesin e inkuadrimit dhe dëshmi më e mirë për këtë është raporti i rregullt i progresit i Eurokomisionit, në të cilin ne prej vitit 2009, rekomandojmë çdo vit të fillojnë negociatat për anëtarësim. Përkushtimi i komisarit FFyle ndaj Maqedonisë është dëshmuar disa herë, kështu që vetëm do të përkujtoj përkushtimin e tij në zhvillimin e instrumentit të ri, Dialogut inkuadrues në nivel të lartë (HLAD), që të shfrytëzohet koha kur ne nuk mund t'i fillojmë negociatat inkuadruese, që të vazhdohet me punë në reformat me Maqedoninë", thotë Stano.

Megjithatë, sipas zëdhënësit të Fyles, prej prillit të vitit të kaluar, Dialogu inkuadrues është bllokuar edhe për shkak të problemeve politike në vend, kështu që pothuajse është e sigurtë që komisari i ri, Johanes Han o të duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me HLAD-in, i cili sipas Stanos, është treguar si urë drejt illimit zyrtr të negociatave pë anëtarësim.

"Nuk është pyetja nëse komisari Fyle ka hequr dorë nga Maqedonia. por pyetja është nëse ka kushte në vend që Komisioni evropian të vazhdojë me përkushtimin dhe tentimin të shfrytëzoht vullneti i mirë, kreativiteti dhe entuziazmi për t'i ndihmuar vendit të përparojë", shton Stano.

Zëdhënësi i Fyles thotë se përderisa ajo për të cilën brengoset Komisioni, nuk merr vëemnje adekuate në Maqedoni, siç është liria e mediumeve apo dialogu politik, është shumë vështirë t'i ndihmohet vendit të përparojë, nëse vetë nuk dëshiron të përparojë. AI, gjithashtu, përkujton se Dialogu inkuadrues në nivel të lartë m Maqedoninë para dy viteve ka filluar me qëllim që t'i ndihmohet vendit në procesin inkuadrues dhe të fokusohet në prioritetet kyçe.

Ky qëndrim i zëdhënësit të komisarit për zgjerim tregon se edhe më 8 tetor, kur Eurokomisioni do t'i kumtojë raportet më të reja të progresit për vendet-klanidate dhe kandidatet potenciale për anëtarësim në BE, Qeveria joformale e Unionit edhe një herë, për të gjashtë herë me radhë, do t'i propozojë Këshillit evropian t'i fillojë negociatat inkuadruese me Republikën e Maqedonisë. Megjithatë, fuqia dhe mjtet e Komisionit përfundojnë këtu lidhur me zgjerimin, sepse vendet-anëtare janë ato që me unanimitet duhet të vendosin për hapjen e negociatave për anëtarësim, që për shkak të vetos së Greqisë, për të gjashtin vit me radhë nuk kalojnë tek shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail