Kryeministri Gruevski në forumin e biznesit në Eskishehir

http://webdep/ifs/files/ifs/webui/jsps/image1.jsp?slikaid=121511113Izmir, 16 shtator 2014 (MIA) - Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili prej dje është për vizitë disaditore  në Republikën e Turqisë, sot do të marrë pjesë në forumin e biznesit  që do të mbahet në qytetin Eskishehir.

Në forumin e biznesit do të prezantohen volitshmëritë që u ofrohen  investitorëve të huaj për hapjen e biznesit dhe vendeve të reja të punës në Maqedoni.

Delegacioni qeveritar në ditët e ardhshme do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim  edhe në forumin e biznesit në qytetet turke Ankara, Adana dhe Mersin.

Të mërkurën pritet të realizohet takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe me kryeministrin turk Ahmet Davutogllu.

Dje, volitshmëritë që i ofron Maqedonia ishin prezantuar  para biznesmenëve nga Koxhaeli.

Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe ministrat pa portofol për Tërheqjen e Investimeve të Huaja Bill Pavlleski dhe Furkan Çako, si dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Nxitje të Eksportit Kliment Shekerovski.

Turqia është mes 10 partnerëve më të rëndëdishëm tregtar të Maqedonisë. Në vitin 2013 Turqia ishte në vendin e 9-të, ndërsa investimet e huaja direkte  në dy vitet e fundit arrijnë 44 milionë euro. Turqia bie në grupin e ekonomive të rritura shpejtë në Evropë, me rritje të bruto prodhimit shoqëror  prej katër për qind në vitin e kaluar dhe është njëra nga 20 ekonomitë më të mëdha në Evropë. Rolin udhëheqës të cilin Turqia e ka në fushën e përpunimit të elementeve të industrisë automobilistike, paisjeve elektronike, tekstilit dhe materialeve ndërtimore e bëjnë destinacion atraktiv nga e cila mund të ndërmerren përvoja, por edhe në të cilën ka partnerë potencial të biznesit jashtë kufijve të Turqisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail