Konferenca e tretë ballkanike e drejtorëve të fotografisë e FIKF "Vëllezërit Manaki"

Manastir, 16 shtator 2014 (MIA) - Festivali internacional i kamerës së filmit "Vëllezërit Manaki" në bashkëpunim me Federatën evropiane të kinematografistëve - IMAGO, sot në Manastir do ta mbajë konferencën e tretë ballkanike të drejtorëve të fotografisë.

Sivjet në Konferencë theksi do t'i vihet kushteve për punë në industrinë e filmit në Ballkan.

"Kjo konferencë e tretë ballkanike është me rëndësi të veçantë për Ballkanin pasi që vitin e ardhshëm në Brukesl, IMAGO konvokon Konferencë ndërkombëtare të hapur me theks kryesor në kushtet e punës në industrinë evropiane të filmit. Shpresoj se delegatët e tetë shoqatave të kinematografistëve të cilët do të marrin pjesë në konferencën në Manastir do ta zbulojnë gjendjen reale të kushteve të punës në Ballkan", theksoi kryetari i IMAGO, Najxhel Volters në pritje të konferencës së tretë ballkanike të drejtorëve të fotografisë.

Gjatë ditës së sotme organizatorët e festivalit do të organizojnë disa konferenca për shtyp në të cilat do të marrin pjesë Filip Ogard, kinematograf nga filmi "Sipas radhës së zhdukjes", mysafirë nga filmi "Barbarët" të regjisorit Ivan Ikiq, ndërsa do të mbahet bisedë publike me Kris Menxhis, fitues i çmimit për vepër jetësore "Kamera e artë 300".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail