Publikohet thirrje për ripërtëritjen e aksit të autostradës Smokvicë-Gjevgjeli

Shkup, 17 shtator 2014 (MIA) - Aksi i autostradës Smokvicë - Gjevgjeli në gjatësi prej 10,1 kilometrave do të ripërtërihet. Kompanitë e interesuara për punët e planifikuara ndërtimore mund të dorëzojnë oferta deri më 9 dhjetor të këtij viti, në pajtim me thirrjen e publikuar publike të Komisionit Evropian.

Pas zbatimit të procedurës dhe dakordimit të marrëveshjes pritet punimet ndërtimore të realizohen në afat prej një viti.

"Është paraparë rikonstruimi dhe mbindërtimi i aksit në autostradë të përfshijë edhe ripërtëritjen e asfaltit përgjatë aksit, si dhe zgjerimin e korsisë së tretë në nënakset Smokvicë-Përdejc prej 6,72 kilometra dhe Negorc-Gjevgjeli 3,43 kilometra. Planifikohet edhe vendosja e bankinave të reja dhe mbrojtësve, vendosja e sinjalizimit të ri horizontal dhe vertikal", kumtoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Me projektin, sipas Ministrisë resore, janë paraparë më shumë aktivitete për përmirësimin e kushteve për udhëtim, do të mundësohet para së gjithash rritje e sigurisë gjatë udhëtimit, ulje e numrit të fatkeqësive të komunikacionit, shkurtimin e kohës së udhëtimit, si dhe uljen e shpenzimeve për mirëmbajtjen e automjeteve të cilat kalojnë përmes aksit.

Ripërtërimi i aksit të autostradës Smokvicë-Gjevgjeli është bashkim i projektit vijues për ndërtimin e autostradës së re në aksin Demir Kapi - Smokvicë, pas përfundimit të së cilit pjesa e korridorit ndërkombëtar 10 që kalon përmes Maqedonisë do të përmbyllet tërësisht në nivel të autostradës.

Thirrja publike është publikuar në internet-faqen për zhvillim dhe bashkëpunim të Komisionit Evropian Europeaid, si dhe në internet-faqen për financim qendror dhe dakordimin e marrëveshjeve në Ministrinë e Financave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail