Argirovski: Pensionet më të larta të rëndësishme për standardin e pensionistëve

Shkup, 17 shtator 2014 (MIA) - Rritja e paralajmëruar e pensioneve është e rëndësishme për standardin e pensionistëve dhe është për përshëndetje duke pasur parasysh se në shtetet fqinje planifikohet ulje.

Këtë e vlerëson kryetari i Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë Dragi Argirovski, duke e komentuar paralajmërimin për rritje të pensioneve me Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm.

"Deklarata e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave Zoran Stavreski tek pensionistët shkaktoi kënaqësi të caktuar sepse ajo është pjesë e Programit qeveritar që të rriten pensionet për katër vitet e ardhshme për 21 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm në gjysmëvjetorin e dytë do të rriten pensonet për 5 për qind. Se nëse do të jenë lineare të të gjithëve ose siç ishte këtë vit për atë me siguri do të dakordohemi me ministrin dhe me Qeverinë dhe ende është herët të thuhet. Edhe pse në vendet fqinje, posaçërisht në Serbi vjen deri në ulje të jashtëzakonshme të pensioneve prej 10 për qind, tek ne do të vijë deri në rritje dhe në këtë mënsrë do të përmirësohet standardi i pensionistëve", deklaroi Argirovski për MIA-n.

Sipas tij, rezultati nga politika në këtë sderë reflekton përmes shumës së rritur të pensioneve gjatë viteve të kaluara.

"Në vitin 206 pensioni më i ulët ishte 4.330 denarë, ndërsa në vitin 2014 ishte 7.620 denarë, që është për 76 për qind më shumë. Gjithashtu, pensioni mesatar prej 7.680 denarë në vitin 2006, sivjet u rrit dhe është 12.455 denarë, për 62 për qind më shumë, që do të thotë se në Maqedoni pensioni mesatar është 202 euro. Shumë të këtillë të pensionit mesatar ka tani Serbia, por me uljen e tyre sigurisht që ne do të jemi më të mirë mëtej në këtë mesatare. Ndërsa tani jemi më të mirë se Shqipëria, Kosova, Bullgaria, BeH-ja dhe vende të tjera", vëren Argirovski.

Me fjalë të tjera, shton, derisa në rrethinë zvogëlohen pensionet, tek ne rriten.

"Për pensionistët kjo do të thotë shumë për shkak se qëndrojnë një deri në dy gjenerata. Sa më i madh pensioni kjo është më mirë për ta dhe sa më i madh është numri i punësimit kjo do të thotë shumë për hkak se në këtë mënyrë më shumë të holla do të mbeten për jetën pensionale. Nëse punësohet një person në mënyrë automatike ai lë më shumë të holla në familje, për jetën e pensionistëve dhe mjete më të mëdha dhe për fondin pensional dhe për fondin shëndetësor", thotë Argirovski.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail