Vazhdon vizita e kryeministrit Gruevski në Turqi

http://webdep/ifs/files/ifs/webui/jsps/image1.jsp?slikaid=105269948Ankara, 18 shtator 2014 (MIA) - Kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me delegacionin qeveritar  në përbërje të të cilit janë edhe ministrat pa dikaster për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill Pavlleski dhe Furkan Çako, si dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe nxitje të eksportit Kliment Shekerovski e vazhdon vizitën në Republikën e Turqisë.

Sipas agjendës do të marrë pjesë në forumin e biznesit në Ankara, Adana dhe Mersin.

Mbrëmë kryeministri Gruevski në Ankara u takua me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe me homologun e tij, kryeminisrin turk Ahmet Davutogllu.

Paraprakisht Gruevski ka marrë pjesë në forumet e biznesit në qytetin Eskishehir, rajonin industrial Koxhaeli dhe Izmit ku para ekonomistëve turq ishin prezantuar risitë që i ofron Maqedonia për investitorët e huaj, për hapjen e biznesit dhe vendeve të reja të punës.

Turqia është mes 10-të partnerëve më të vlefshëm tregtar të Maqedonisë. Në vitin 2013 u gjet në vendin e 9-të, ndërsa investimet e huaja direkte  në dy vitet e fundit arrijnë 44 milionë euro. Turqia bën pjesë në grupin e ekonomive të rritura shpejtë në Evropë, me rritje të bruto prodhimit shoqëror prej katër për qind dhe është njëra nga 20 ekonomitë më të mëdha në botë. Rolin udhëheqës që e ka ky vend  në fushën e përpunimit të elementeve të industrisë automobilistike, paisjeve elektronike, tekstilit dhe materialeve ndërtimore e bëjnë destinacion atraktiv nga i cili mund të ndërmerren përvoja,  por edhe në të cilën ka partnerë potencialë të biznesit të cilët mendojnë ta zgjerojnë biznesin e tyre jashtë kufijve të Turqisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail