Java e disejnit në Shkup nga 23 deri më 28 shtator

Shkup, 18 shtator 2014 (MIA) - Nga 23 deri më 28 shtator në Kurshumli-han, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të mbahet edicioni i katërt i Javës së disejnit në Shkup (Skopje Design Week), i cili sivjet do të zhvillohet nën moton "Ndërrimi i katërt".

Programi, siç paralajmëruan organizatorët, përbëhet nga aktivitete të cilat do të fillojnë në orën 10 paradite, ndërsa do të zgjasin deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pas hapjes më 23 shtator në pesë ditët e ardhshme do të pasojë ritëm intensiv i tërësive programore paralele dhe të njëpasnjëshme në të cilat janë përfshirë prezantime afariste disejnuese dhe edukative, konferencë themeluese e Rrjetit disejnues ballkanik, Ekspo-zonë, kespozita udhëtuese dhe jokomerciale, punëtori dhe panel-diskutime,  "Gastro talent zonë" i "Barbakan"-it, forma e re e festivalit në festival me "Body, mind and spirit", promovim i iniciativave me të cilat do të përforcohet fryma sipërmarrëse në drejtim të bashkëpunimit midis sektorit afarist dhe industrisë kreative, por edhe dixhej-sete gjat gjithë mbrëmjes nga dixhejë serbë dhe nga Maqedonia në segmenti argëtues të Javës së disejnit në Shkup.

Konferenca themeluese e Rrjetit disejnues ballkanik do të mbahet më 24 dhe 25 shtator. Iniciatorë të platformës, qëllimi i të cilës do të jetë definimi i identitetit të disejnit ballkanik dhe me forca dhe kreacione të përbashkëta të paraqitet në tregun botëror, janë organizatorët "Dhoma publike" nga Maqedonia, Asociacioni kroat i disejnuesve nga Zagrebi dhe disejn-platforma "Mikser" nga Beogradi.

Në kuadër të Javës së disejnit në Shkup, prezantime do të kenë Nikolla Radelkoviq nga "Numen/For use", Rikardo Kapuzo, themelues dhe pronar i platformës "Design42Day" në Itali, Hanspiter Xhejms Kelin, arkitekt, SDA-disejnues dhe arkitekt për rregullim të brendshëm. Në segmentin e prezantimeve edukative do të mbahet punëtori për të rinj të talentuar të cilët kanë punuar në zhvillimin e zgjidhjes softuerike e cila duhet t'u ndihmojë blerësve të krijojnë dhe disejnojnë kombinime personale të ZAVAR radiatorëve e disejnuar.

Franca, vend i cili sivjet është në përqëndrim, do të prezantohet me dhjetë disejnues më të theksuar dhe studime të clat do ta sjellin skenën autentike bashkëkohore disejnuese në Shkup. Segmenti "Franca - vend në përqëndrim" është organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë dhe Institutin francez në Shkup.

Java e disejnit në Shkup do të hapë mundësi të theksohen edhe aftësitë praktike në më shumë sfera të produkt-disejnit. Nga 24 deri më 28 shtator në Kurshumli-han do të mbahen pesë punëtori të "Lotus design store" për disejn të pop-ap karrigece nga materiale të recikluara, fuzion i qelqit, disejn i gotave qeramike, punëtoria "Rrethi i modës" dhe punëtori për 3D-dekorime. Mentorët të punëtorive do të jenë Anita Gaj nga "Lotus design store" dhe "Lotus lounge chair", së bashku me Marta Pop Antoskën (M-art), Aleksandar Dudeski (Tvornica) dhe disejnatorja e modës Irina Tosheva.

Në segmentin argëtues janë konfirmuar performancat e "Mjustrap"-it, "Lejt for kofi", "Lorna ving", "Luz azul", "Zaa", "Nejked", dixej Açim dhe dixhej Med Hater nga Serbia dhe dixhejë nga Maqedonia Fluder, Fluid, Vaso dhe Tomi Bojaxhi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail