Shënimi i 50-vjetorit të gjyqësisë kushtetuese në Maqedoni

Shkup, 19 shtator 2014 (MIA) - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë sot do ta shënojë 50-vjetorin e themelimit të gjyqësisë kushtetuese në vend.

Në kuadër të shënimit do të mbahet konferencë ndërkombëtare në të cilën fjalim do të mbajnë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva.

Pjesëmarrësit në konferencë do të debatojnë për "Sfidat bashkëkohore të gjyqësisë kushtetuese: Parimin e ndarjes së pushtetit dhe mbrojtjes së tij nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe për Vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërinë e akteve nënligjore".

Në kuadër të konferencës do të mbahet edhe konferencë-shtypi në të cilën do të flasin kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva, kryetari i Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut Din Shpilman, shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret, gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut Mirjana Lazarova - Trajkovska dhe zëvendësregjistruesi i Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut, Majkëll O'bolj.

Në konferencë është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të gjykatave dhe institucioneve vendore dhe të huaja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail