Seminar për art-terapi tek fëmijët me nevoja të posaçme

Shkup, 23 shtator 2014 (MIA) - Seminar me temë "Bazat e art-terapisë dhe zbatimi tek fëmijët me nevoja të posaçme" do të mbahet sot dhe nesër në hotelin "Apolonia" në Gjevgjeli, në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian "Programi për socializim të plotë të fëmijëve me nevoja të posaçme në bashkësitë e tyre" të cilin e realizojnë Fondacioni "Apolonia" nga Gjevgjelia dhe Shoqata shkencore e Maqedonisë për autizëm.

"Art-terapia është formë e psikoterapisë e cila nuk interesohet për estetikën e të prodhuarës nga ana e fëmijës në procesin e punës, por qëllimi është që të ndihmohet fëmija që të bëjë ndonjë ndryshim të caktuar, ta zhvillojë personalitetin si dhe potencialin e tij. Kjo terapi është mjet i cili drejtëpërdrejtë ndikon dhe e lehtëson procesin e inkluzionit të nxënësve me nevoja të posaçme arsimore në kuadër të shkollave të rregullta", njoftoi organizatori.

Ky do të jetë manifestimi i tetë nga seria e 11 seminarëve/punëtorive të cilat janë pjesë e projektit dhe u dedikohen çështjeve të lidhura me fëmijët me nevoja të posaçme. Ligjërues të seminarit do të jenë përfaqësues të Asociacionit bullgar për art-terapi.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit evropian për demokraci dhe të drejta të njeriut me 77.000 euro. Qëllimi kryesor i projektit është që të rritet integrimi social dhe zhvillimi i fëmijëve me nevoja të posaçme në katër komuna nga rajoni juglindore: Gjevgjelia, Dojrani, Vallandova dhe Bogdanci.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail