Fillojnë punësimet në fabrikën e Markart në Veles

Shkup, 23 shtator 2014 (MIA) - Me mbajtjen e "Ditës së veçantë të punësimit" të shtunën më 4 tetor të këtij viti në Veles, grupacioni "Markart" do ta fillojë procesin e punësimit në fabrikën e re në zonën industriale Karaslari, prodhimtaria e të cilit duhet të fillojë nga mesi i vitit të ardhshëm.

Së pari do të hapen 100 vende pune, ndërsa në pesë vitet e ardhshme do të punësohen mbi 500 persona.

Në "Ditën e punësimit" të gjithë të interesuarit do të munden të njoftohen me "Markart" grupacionin dhe mundësitë që i ofron, si dhe me strukturën e brendshme dhe vendet e punës që janë në dispozicion. Së bashku do të mbahet edhe intervistë me kandidatët për vende të lira të punës në prodhimtari, logjistikë dhe kontroll të kualitetit, por edhe për repartet administrative - resurset njerëzore, financat, IT dhe shitje.

Drejtori kryesor ekzekutiv i "Markart" grupacionit, Harald Markart tha se  nevoja e hapësirës më të madhe dhe më shumë personave të kualifikuar, si dhe bashkëpunimi i mirë me pushtetin lokal dhe qendror kanë qenë arsye që kanë vendosur të investojnë në Maqedoni.

"Veçmë i punësuam katër personat e parë, ndërsa planifikojmë  fabrikën në Veles  ta hapim në mënyrë të njejtë sikur fabrikat tona tjera  dhe për këtë është e domosdoshme të trajnojmë kuadro sipas nevojave tona. Kjo do të thotë se do të fillojnë me trajnim adekuat në Rumani ose Gjermani, në varësi të punës që do të duhet ta punojnë", tha Markart.

"Kërkojmë njerëz që janë të përkushtuar në punë dhe që dëshirojnë të përparojnë në karrierë. Në Rumani ku filluam me punë para dhjetë viteve për momentin kemi rreth 2.000 të punësuar, ndërsa së pari ishte planifikuar të punojnë vetëm 200 persona. Prej tyre 350 janë inxhinierë, ndërsa numri më i madh i menaxherëve janë në fabrikë nga dita e parë", tha Markart.

Menaxheri i përgjithshëm i Markart, Uolfgang Aiher theksoi se njerëzit nga e gjithë Maqedonia do të mund të paraqiten për punë në fabrikën në Veles, sepse, ashtu siç tha, do të kenë transport dhe ushqim të organizuar.

I pyetur nëse të punësuarit në Markart Maqedoni do të marrin rroga sipas standarteve evropiane ose të Maqedonisë, Aiher tha se planifikojnë të kenë rroga në pajtim me standartin e Maqedonisë.

"Duhet të përballemi me faktin se nuk jemi këtu sepse dëshirojmë të japim rroga evropiane ose gjermane, por për atë që jemi të kënaqur me rrogat e vendit. Do të kemi rroga të rregullta dhe ligjore si dhe kompanitë e tjera që veçmë kanë investuar në Maqedoni", tha Aiher.

Ministri për Investime të Huaja Vele Samak theksoi se kompania e huaj për herë të parë në Maqedoni do të zbatojë një lloj të panairit për rekrutim  të kandidatëve për fabrikën e tyre të re.

Ai theksoi se investimi i Markart në Veles do të arrijë prej 35 deri në 40 milion euro në 5 deri në 10 vitet e ardhshme dhe në fazën e parë janë planifikuar rreth 600 punësime.

"Karakteristike është që prodhimtaria e Markart përbëhet nga pjesa të vogla deri në pjesë të mëdha dhe kanë faza të ndryshme në procesin prodhues për shkak se kërkojnë kuadro me lloje të ndryshme të aftësive dhe diturive nga elektronika, plastika, mekatronika... Që të prodhohen prodhime të kualitetit të lartë të Markart duhet dituri për shkak të së cilës nevojitet trajnim  që të arrihet niveli i kualitetit i cili është i domosdoshëm. Për këtë ky lloj i panairit duhet të bëhet shembull  për firmat vendore dhe të huaja sepse është mënyrë e shkëlqyer  vetë firmat ta njoftojnë tregun e punës dhe t'i sqarojnë nevojat e tyre, por edhe kandidatët të cilët kërkojnë punë të shohin se si do të zhvillohet prodhimtaria dhe çfarë diturish nevojiten", tha Samak.

Kryetari i komunës së Velesit Sllavço Çadiev potencoi se dalngadalë por me siguri qyteti kthehet në hartën e qyteteve industriale, por tani jo me industri të rëndë, por me industri të përkrahur nga të gjithë qytetarët.

"Markart" grupacioni është themeluar në vitin 1925 dhe ka fabrika në 13 lokacione në 10 vende të botës me më shumë se 7.000 të punësuar. Prodhon pjesë për aparate elektrike shtëpiake dhe automobilistike si senzorë dhe aparate kontrolluese.

Prodhimet e tyre instalohen në automjetet Audi, BMW,Krajsler, Mercedes benz, Porshe, grupacioni PSA, Reno, Skania, Volvo, Folksvagen dhe të tjera. Krahasa asaj vendosen edhe në aparatet elektrike të AEG, Blek dhe Deker, Bosh, Hillti, Panasonik, Siemens, TTI, Vailant dhe Virpul.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail