Fjalim i zëvendëskryeministrit Musa Xhaferri me rastin e 100 ditshit të Qeverisë së RM-së

Shkup, 29 shtator 2014 (MIA) - Zëvendës kryeministri i Republikës së Mqqedonisë, Musa Xhaferri, sot në konferencën për shtyp me rastin e 100 ditëve të para të qeverisjes tha se sot gjenden këtu së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim në ekzekutiv për të prezantuar projektet dhe punët që janë bërë në 100-ditshin e parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

"Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të Qeverisë, Bashkimi Demokratik për Integrim, së bashku me partnerët e koalicionit qeveritar është qasur zbatimit të programit i cili përbëhet nga dy platformat zgjedhore të partive fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare. Në këtë Program, vend të rëndësishëm zënë edhe projektet shqiptare të ideuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe për të cilat kemi kërkuar mbështetjen e elektoratit shqiptar. Krahas projekteve të filluara, ku participojmë edhe ne si parti, është paraparë realizim i shumë projekteve të nisura dhe të reja me të cilat do të sigurohen kushte për rritje të përshpejtuar ekonomike, si dhe konkurrencë e zmadhuar e ekonomisë në shtet dhe jashtë saj", tha Xhaferri.

Ai më tej shtoi se gjatë këtij 100 ditshi të parë janë realizuar më shumë se 100 projekte, ndërsa mbi 500 të tjera kanë filluar të realizohen. Një pjesë e këtyre projekteve janë në komunat kryesisht të banuara me shqiptarë.

"Prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mbetet integrimi në strukturat euroatlantike, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Në kontinuitet vazhdojmë politikat tona për t'u bërë pjesë e NATO dhe Bashkimit Evropian dhe angazhohemi në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë fqinje me qëllim të zhbllokimit të procesit integrues", theksoi Xhaferri.

Sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, kryeministri i Maqedonisë tha se kanë vazhduar me angazhimin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila paraqet bazë për forcimin e karakterit shumëetnik të shoqërisë sonë, si dhe për përparimin e raporteve mes bashkësive të ndryshme dhe respektimin e të drejtave kulturore.

"Në këtë drejtim, gjatë kësaj periudhe  janë zbatuar politika që burojnë nga kjo marrëveshje.  Në vazhdimësi punohet për përmirësimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat si dhe zbatimi i politikave tjera që burojnë nga ky dokument paqësor. Institucionet shtetërore kane filluar të përgatisin planet vjetore për përfaqësim të drejtë sipas ligjit të ri për nëpunësa shtetëror dhe punonjës në sektorin publik", theksoi zëvendës kryetari i Qeverisë.

Gjatë këtyre 100 ditëve, vijoi ai, kemi vazhduar angazhimin tonë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e standardit të qytetarëve.

"Në fokus ka qenë zvogëlimi i papunësisë dhe hapja e vendeve të reja të punës. Në këtë drejtim janë ndërmarrë masa konkrete për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe kemi krijuar kushte nëpër zonat e lira ekonomike. Gjatë këtij tremujorshi, kemi investuar në tre zonat ekonomike edhe atë në Strugë, Tetovë dhe Kërçovë. Disa kompani të huaja kanë filluar investimet në këto zona, ndërsa disa të tjera pritet që të vijnë dhe investojnë në Republikën e Maqedonisë, përkatësisht në këto tre zona dhe kanë paralajmëruar hapjen e qindra vendeve të reja të punës, kompani italiane në Tetovë, amerikane në Kërçovë dhe gjermane në Strugë", tha Xhaferri.

Lidhur me ndërtimet në infrastrukturën rrugore, ai tha se kjo ka qenë prioritet edhe në 100 ditshin e kësaj përbërje qeveritare.

"Kemi vazhduar me realizimin e shumë projekteve të filluar si dhe kemi filluar realizimin e një numri të konsiderueshëm të projekteve në rikonstruimin dhe asfaltimin e rrugëve rajonale dhe lokale. Ndërtimi i Korridorit 8 është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e këtij rajoni. Ka filluar realizimi i projektit më kapital, ndërtimi austostradës Kërçovë-Strugë-Ohër, projekt ky që kap vlerën prej 374 milion euro. Ndërtimi i kësaj autostrade do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe zhvillimin e biznesit sepse kjo pjesë e vendit lidhet me Republikën e Shqipërisë, përkatësisht me portin e Durësit", deklaroi Xhaferri.

Ai në konferencën për shtyp i përmendi projektet tjera në infrastrukturën rrugore, si vazhdimi i ndërtimit të rrugës Opajë-Bellanocë-Stançiq, rruga rajonale Likovë-Haraçinë, rehabilitimi i aksit rrugor Haraçinë-Umindoll–Kumanovë, rehabilitimi i rrugës në hyrje të Kërçovës, asfaltimi i aksit rrugor Vaksincë-Llojanë, asfaltimi i rrugës f.Oktis-Veleshtë, në Komunën e Strugës dhe të aksit rrugor Radoshtë-Kalishtë, si dhe shumë projekte tjera.

"Zhvillimi i arsimit dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor ka zënë vend të rëndësishëm në punën tonë. Jemi për arsim me cilësi të lartë. Ka filluar implementimi i programit mësimor sipas modelit të Kembrixhit. Gjatë këtyre 100 ditëve ka  përfunduar ndërtimi apo janë rinovuar disa shkolla të mesme dhe fillore. Janë ndërtuar tre shkolla të reja: Shkolla fillore në fshatin Siniqan-Komuna e Bogovinës, Shkolla "26 korriku"-Shuto Orizare të Shkupit, SHF “Pashko Vasa” shkollë periferike në fshatin Merovë-Komuna e Zhelinës", tha Xhaferri dhe shtoi se janë rinovuar disa shkolla fillore dhe të mesme ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, si SH.F. “NaimFrashëri”, f. Negotinë, Komuna e Vrapcishtit, SH.F.”Bashkimi”në Gostivar, SH.F. "25 Maj", në lagjen Hasanbeg të Shkupit SH.M. "Drita"-Kërcovë, paralelja në Dollnen, SH.M.“Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, si dhe SH.M. “Ibrahim Temo” - Strugë.

Njëkohësisht, vazhdoi me tej zëvendëskryeministri, vazhdohet me punimit për ndërtimin e sallave të sportit si në USHT, Zajaz, në Tetovë dhe komuna tjera shqiptare.

"Bëhen përgatitje për projektimet e kampusit universitar të USHT-së në Shkup dhe për herë të parë nga buxheti i shtetit do të ndahen rreth 30 milion denar për Universitetin e Evropës Juglindore. Pas arsimit dhe kultura ka qenë prioritet në punën e tonë. Është vazhduar me rikonstruimin e tërësishëm të Teatrit shqiptar në kryeqendër, ndërsa kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës të Tetovës. Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarr të gjitha masat për fillimin e realizimit të fazës së dytë të projektit Sheshi Skenderbeu (10.5 milion euro), Projekt ky si shumë të tjera realizohet me mjete nga buxheti qendror. Njëkohësisht kemi vazhduar edhe me mbështetjen e manifestimeve dhe ngjarjeve kulturore shqiptare", tha Xhaferri.

Në sferën e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, ai tha se edhe në këtë resor projektet kanë qenë të shumta.

"Ky resor në fokus ka pasur e projekteve të ujësjellësit dhe kanalizimit me crast kanë vazhduar punimet në ndërtimin e sistemit të ujësjellësit në Komunë e Likovës dhe  në Komunën e Tetovës, që më në fund edhe në këto dy komuna të banuar me shqiptarë, qytetarët do kenë ujë për pije. Përveç këtyre dy projekteve kanë vazhduar apo filluar të realizohen projekte të shumta si stacioni për pastrimin e ujërave të zeza në Kërçovë ( IPA FONDET, fillimi i procedurave), ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Komunën e Sarajit, vazhdimi i fazës së tret të projektit për ujësjellësin në Komunën e Likovës, ndërtimi i filtër stacionit për furnizim me ujë të pijshëm në qytetin e Gostivarit, në rrjedhë është montimi i pajisjeve furnizuese , vazhdimi i punimeve për ndërtimin e Kanalit në Haraçinë, përpunimi i dokumentacionit projektues për përmirësimin e infrastrukturës në mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë, Gostivar dhe Dibër", theksoi Xhaferri, i cili shtoi se është nënshkruar edhe marrëveshja për ndarjen e mjeteve me Komunën e Vrapçishtit për kanalizimin fekal në vendbanimin Dibridoll

Gjithashtu, vijoi ai, zhvillimi i bujqësisë nuk është lënë anash.

"Me qëllim të krijimit të kushteve për bujqit, ka përfunduar projekti themelor i hidrosistemit të Fushës së Pollogut, Raven – Reçicë, 18 million euro 2013-2019. Ky është vetëm fillimi. Janë vetëm disa nga projektet që janë në platformën e BDI-së, përkatësisht në Programin e përbashkët të Qeverisë. Të gjitha atë që e kemi shkruar dhe premtuar në Platformën tonë zgjedhore është e realizueshme dhe deri në fund të mandatit tonë do ta arsyetojmë besimin e dhënë. Ju faleminderit për vëmendjen", tha në fund të fjalës së tij zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, i obliguar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail