Dhuna psiqike më prezente se ajo fizike

Shkup, 30 shtator 2014 (MIA) - Gratë përjetojnë relativisht shumë më shumë dhunë se burrat dhe dhuna psiqike është më shumë prezente sesa dhuna fizike dhe seksuale.

Këtë e theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov duke iu referuar hulumtimeve të bëra në periudhën mes vitit 2009-2012 në punëtorinë rajonle me temë "Rruga për mbrojtje të përmirësuar të viktimave dhe ndjekje më e fuqishme e dhunës së bazuar gjinore dhe  dhunës familjare" që sot dhe nesër mbahet në Shkup.

"Numrat dhe përqindjet pandrërprerë flasin se gratë në përqindje të madhe janë viktima të dhunës fizike krahasur me burrat, si dhe fakti se burrat paraqiten dominues apo si tërësisht si kryerës të dhunës psikologjike, fizike apo seksuale. Gjinia ka rëndësi të faktorit thelbësor për dhunën ndaj personave të moshuar, gratë janë më shpesh të ekspozuara në të gjtiha llojet e dhunës vetëm për shkak të asaj që janë gra" theksoi Spasov.

Dhuna në familje, sipas tij, paraqet shkelje të të drejtave të njeriut të viktimave dhe është pengesë për realizimin e të drejtave dhe lirive fundamentale.

Spasov theksoi se regullimi i dhunës familjare në legjislacionin pozitiv shteti vendosi dhënie të detyrueshme të mbrojtjes përkatëse viktimave të dhunës familjare, si dhe mbrojtje ligjore shtesë viktimave në këto raste.

Lufta me dhunën familjare, sipas tij kërkon kyçjen e të gjithëve, duke përkujtuar se paradokohe është miratuar Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Parimet themelore në të cilat bazohet ligji për mosrespektimin e dinjitetit dhe integritetit personal të viktimave të dhunës familjare, duke e trajtuar këtë problem si shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Si parime themelore janë parparë parimi i urgjencës dhe përgjegjësisë së institucioneve kompetente, veprimi dhe koordinimi inspektues.

Sistemi i mbrojtjes së viktimave të dhunës familjare, shtoi se është përmirësuar përmes hapjes së  këshillimoreve për fëmijë dhe prindër viktima të dhunës familjare, një këshillimore për kryerës të dhunës familjare, si dhe vendosjen e Qendrës së re rajonal për përkujdesjen e viktimave të dhunës familjare.

Përfaqësuesja e përherëshme e Kombeve të Bashkuara Luizia Uington theksoi se lufta kundër dhunës gjinore për KB-në është prioritet i madh.

Në pikëpamje të standardeve ndërkombëtare përfaqësuesja e Këshillit të Evropës Liza Giril e theksoi Konvetën e Stambollit, e cila filloi të zbatohet nga 1 gushti. Në afat më të gjatë theksoi se Konveta nga Stambolli kërkon arsimim të fëmijëve që të çrrënjoset dhuna ndaj grave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail