Ahmeti- Meta: Të nënshkruhen marrëveshje të reja për arsimin

Tiranë, 10 tetor 2014 (MIA) - Pas takimit me Kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta , kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se kërkoi që Shqipëria të nënshkruajë më tepër marrëveshje për arsimin dhe të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara tashmë me Maqedoninë. Ai theksoi se Tirana zyrtare është sjellë gjithnjë si nënë dhe se një nënë nuk ja do asnjëherë të keqen fëmijës së saj.

“Kemi ndarë shumë mendime të përbashkëta për shumë çështje që kanë të bëjnë me dy vendet tona. Shqiptarët janë faktor stabiliteti dhe progresi në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nuk kemi punuar asnjëherë nën konspiracion, bashkëpunimin e kemi pasur të hapur. Kam kërkuar që të zbatohen marrëveshjet që janë nënshkruar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Marrëveshje të reja të nënshkruhen sidomos në fushën e arsimit. Bashkëpunim më i afërt mes institucioneve arsimore, se kemi nevojë për ti lartësuar këto marrëdhënie", tha Ahmeti.

Ai kërkoi gjithashtu përkrahje në politikat e jashtme dhe përkrahjen e Shqipërisë për  anëtarësim sa më parë të Maqedonisë në NATO.

"Ne nuk jemi peng të emocioneve. Ne duam një zgjidhje sa më parë që të arrihet mes Maqedonisë dhe Greqisë. Gjithmonë kemi inkurajuar forcat në vend dhe kemi kërkuar ndihmat e fqinjëve sepse ne na duhet që Ballkani Perëndimor tërësisht të jetë i anëtarësuar në NATO dhe BE. Me pengesat që kemi të pa mbyllura dhe të pa zgjidhura sigurisht që është pengesë serioze. Nëse ka ndonjë vend në rajon ku Maqedonia nuk ka çështje madhore të kontestueshme është Shqipëria. Shqipëria është e interesuar që Maqedonia të jetë në stabilitet të plotë. Shqiptarët në Maqedoni janë në pritje se kur do ndodh anëtarësimi në NATO",  u shpreh Ahmeti.

I pyetur nga gazetarët nëse e konsideron të mjaftueshëm rolin e Tiranës zyrtare në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni, Ahmeti u shpreh: “Tirana ka luajtur rolin e nënës dhe nëna nuk do të keqën e fëmijëve të saj. Edhe prindërit grinden ndonjëherë me fëmijët, dhe kur e shohin që grindavec janë fëmijët i qortojnë. Asnjëherë nuk jemi hidhëruar kur na kanë kritikuar”.

Ndërkohë kryetari i Kuvedit të Shqipërisë, Ilir Meta  tha se Qeveria shqiptare do japë kontributin e saj në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, në kuadër të integrimit të saj në strukturat e Bashkimit Europian.

Meta vlerësoi kontributin e Ahmetit në skenën politike të BDI-së, sa i takon çështjes së emrit të Maqedonisë, një problem i mbartur prej vitesh.

"Me liderin e BDI-së, zotin Ali Ahmeti kemi ndarë pikëpamje lidhur me zhvillimet në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe rajonin tonë, dhe natyrisht për të konsoliduar se është momenti për të intensifikuar marrëveshjet mes dy vendeve, shteteve, dy parlamenteve, dy qeverive dhe natyrisht dhe marrëdhënieve mes forcave politike Maqedoni-Shqipëri. Për ne është e rëndësishme është të vlerësohet marrëveshjet e BDI për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë, si pjesë për integrimin e saj në BE. Shpresojmë që këto përpjeke të ketë rezultatet të mira", tha kryetari i Kuvendit, njëherësh kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Më tej Meta shtoi se do të intensifikohen marrëveshjet në fushën e arsimit dhe sidomos në lidhje me ndërtimin e Korridorit 8.

"Sa i takon marrëdhënieve mes dy vendeve, do veçoja marrëveshjet në arsim, dhe në ndërtimin e Korridorit të Tetë. Do t'i uroja suksese Ahmetit për zgjedhjet dhe fitoren, për t’ju shërbyer atyre interesave që janë shpallur në zgjedhjen e fundit dhe për integrimin e Maqedonisë në BE.", tha Meta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail