Ministri Ademi vizitoi SH.F. "Faik Konica" në fshatin Sllupçan të Likovës

Shkup, 17 tetor 2014 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, sot vizituan shkollën fillore "Faik Konica" në fshatin Sllupçan, që u rikonstruua me grantin e Ambasadës së Japonisë në Republikën e Maqedonisë.

Bashkëpunimi, siç njofton Sektori për marrëdhënie me opinionin i MASH, në mes Komunës së Likovës dhe Ambasadës së Japonisë në Republikën e Maqedonisë, ka kontribuuar që nxënësit e Shkollës Fillore "Faik Konica" në Sllupçan të ndjekin mësimin në klasa të reja moderne, të pajisura me materiale bashkëkohore, që do t'u ndihmojnë në procesin edukativo-arsimor, ka thënë ministri Ademi, duke potencuar që Komuna e Likovës është një nga të rrallat në vend, që përmes donacioneve në territorin e saj arriti të sigurojë rikonstruimin e objektit shkollor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, më tej ka thënë se shpreson që shembullin e Komunës së Likovës të ndjekin edhe komunat e tjera dhe në mënyrë të pavarur të arrijnë përmirësimin e kushteve në shkollë, me çka, siç shton, do t'ua përafrojnë standardet evropiane dhe bashkëkohore nxënësve të tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail