Temperatura më të ulëta dhe borë në male nga e mërkura

Shkup, 20 tetor 2014 (MIA) - Rënie e konsiderueshme e temperaturës na pret nga e mërkura, kur hidrometeorologët paralajmërojnë valë të freskët dhe të ftohtë me rreshje të rrëmybeshme të shiut, të cilat në male dhe në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe veriore  do të kalojnë në borë.

Temperaturat të enjten do të jetë për dhejtë apo më shumë gradë Celsius krahasur me ditët paraprake. Pastaj do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë me reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa në male me borë të dobët.

Moti nesër në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të rritura pasdite, ndërsa paradite nëpër fushëgropa me mjegull. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri 10, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 26 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës do të ketë mot me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 23 gradë Celsius.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail