Zëvendëskryeministri Xhaferri u takua me ambasadorin e Spanjës, Abaroa Karansa

Shkup, 21 tetor 2014 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot ka realizuar takim me Ambasadorin e Spanjës në Republikën e Maqedonisë, Ramon Aboa Karansa.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, Xhaferri përgëzoi Ambasadorin Karansa për emërimin e tij Ambasador i Spanjës në Republikën e Maqedonisë duke theksuar se bashkëpunimi i mirë në mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në këtë takim të parë, Xhaferri dhe Karansa biseduan për zhvillimet politike në vend, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (MO), integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike si dhe për temat tjera.

Zëvendëskryeministri Xhaferri ritheksoi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe integrimi i vendit në BE mbeten prioritetet të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ai theksoi se vazhdon përkushtimi për zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga MO-ja, sepse ky dokument paqësor është një nga kushtet për hapërimin me sukses të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.

"Marrëveshja e Ohrit është shkruar me frymën dhe standardet evropiane dhe implementimi i këtij dokumenti favorizon Maqedoninë për t'i plotësuar kriteret që kërkon BE-ja",theksoi mes të tjerash në takim zëvendëskryeministri Xhaferri.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për shkëmbimin e përvojave në sfera të ndryshme, në veçanti për decentralizimin e pushtetit, një proces që është shumë i avancuar në Spanjë në zonat ku jetojnë bashkësit etnike jo shumicë, si përdorimin e gjuhës, kulturës...

Nga ana e tij, Ambasadori i Spanjës në Republikën e Maqedonisë, Ramon Aboa Karansa theksoi se Spanja mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ambasadori Karansa theksoi se vendi i tij ka interes të ndjekë zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, si kusht për anëtarësim në BE, sepse anëtarësimi në familjen evropiane është faktor kyç stabilizimi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail