Seanca të disa komisioneve të Kuvendit

Shkup, 22 tetor 2014 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për çështje ekonomike, për politikë të jashtme, për transport dhe lidhje, Komisioni ligjdhënës juridik dhe Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.

Komisioni për financim dhe buxhet do të debatojë për Propozim ligjin për plotësimin e Ligjit për ndërmarrje të shoqatave aksionale në lexim të parë.

Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për privatizim të kapitalit shtetëror dhe Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për veprimtari hotelierike janë pikat për të cilat do të debaton Komisioni për çështje ekonomike.

Komisioni për transport dhe lidhje do të debatojë për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për lundrim të brendshëm, për rrugët publike, për transport në komunikacioni rrugor, për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor, si dhe për Ligjin për siguri në sistemin hekurudhor, të gjitha në lexim të parë.

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave në lexim të parë janë pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave.

Për të gjitha propozim-ligjet të cilat do të jenë në rend të ditës të komisioneve të lartëpërmendura kuvendore sot duhet të prononcohet edge Komisioni Ligjdhënës-juridik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail