MASH dhe ASHAM do ta intesifikojnë bashkëpunimin

Shkup, 22 tetor 2014 (MIA) - Bashkëpunim më i ngushtë i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës  me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe definim i prioriteteve të ardhshme, ishte tema kryesore në takimin e sotëm të ministrit dikasterial Abdilaqim Ademi me kryetarin e ASHAM Vlado Kambovski dhe anëtarëve të Bordit drejtues të Akademisë.

"Nga kryetari dhe përfaqësuesit e ASHAM-it u kërkua të kemi takime më të shpeshat, të marrim pjesë në përgatitjen e strategjive kombëtare për zhvillimin e shkencës dhe inovacioneve, për më shumë resurse të cilat duhet në të ardhmen të punësohen, ndërsa u përshëndetën edhe hapat për dhënien e bursave shkencëtarëve të rinj, për investime në laboratoret, për përkthimin e librave profesionsitë dhe për projektet e tjera në këtë fushë. Më vjenë mirë që qasja e ASHAM-it dhe akademive në rajon tashmë po ndryshohet dhe më shumë punojnë në hulumtime dhe inovacione. Mendoj se kjo është ardhmëria e akademive dhe shteteve sepse shkenca është shtytës i zhvillimit të shteteve" deklaroi Ademi pas takimit njëorësh në ASHAM.

Kryetari i Akademisë Kambovski takimin e vlerësoi si shumë të dobishëm, posaçërisht për shkak se, siç tha, prej ministrit ka qenë i informuar se ka plane reale të përforcohet sektori i shkencës në MASH që është në pajtim me kërkesat e BE-së për përfshirjen e shkencës dhe arsimin sipëror në hapësirën e vetme të arsimit, shkencës dhe hulumtimit në BE.

Lidhur me angazhimet të shfrytëzohen sa më shumë fondet ndërkombëtare për veprimtarinë hulumtuese të cilat  janë të qasshme për Maqedoninë, posaçërisht ata nga Bashkimi Evropian, Ademi njoftoi se MASH tashmë ka formuar njësit kompetent për zbatimin e programit "Horizonti 2020".

Në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shkup, kumtoi Ademi dje dhe sot organizohen punëtori për personat dhe institucionet që të dijnë si të aplikojnë dhe të përgatitin projektet që t'i shfyrtëzojnë mjetet  që janë në dispozicion.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail