Filloi festivali "Teatri shqiptar në Maqedoni"

Dibër, 28 tetor 2014 (MIA) - Para një salle të stërmbushur, në Qendrën për kulturë në Dibër, mbrëmë filloi festivali i "Teatrit shqiptar në Maqedoni", i cili tradicionalisht mbahet në këtë qytet.

Edicionin i sivjetmë i cili është i 13-ti me radhë e hapën aktorët e teatrit profesional të qytetit të Prizrenit me shfaqjen "Shtëpia e kukullave" të shkrimtarit dhe dramaturgut norvegjez, Henrik Ibzen, ndërsa në regji të Sokol Plakollit.

Sonte do të shfaqet teatri profesional nga Tetova me shfaqjen "Vdekja aksidentale e një anarkisti" nga Dario Fo dhe në regji të Kushtrim Bekteshit.

Gjatë ditëve në vijim, do të prezentohen aktorë nga teatrot e qyteteve shqiptare të Vlorës, Durrësit dhe Korçës, nga teatri i Kumanovës- drama shqiptare, ndërsa në mbrëmjen e fundit të teatrit do të shfaqen aktorët e Teatrit dhe baletit nacional të Prishtinës.

Festivali përfundon më dy nëntor me ndarjen e çmimeve për shfaqjen, regjinë, aktorin dhe aktoren më të mirë. Edhe këtë vit festivalin e financon Ministria e Kulturës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail