Konferencë për programet evropiane për arsim sipëror

Shkup, 30 tetor 2014 (MIA) - Drejtori i Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Darko Dimitrov sot dhe nesër merrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Platformës perëndimore ballkanike për arsim dhe trajnim në temën "Programet evropiane për arsim të lartë - roli i tyre dhe ndikimi i Ballkanit Perëndimor" që mbahet në Beograd, Serbi.

Konferenca, e organizuar nga Komisoni Evropian, përqëndrohet në shumë aspekte nga fusha e arsimit me theks në arsimin sipëror dhe rezulatet e arritura nga shfrytëzimi i programeve të Bashkimit Evropian, si dhe prespektivat në drejtim të modernizimit të arsimit sipëror përmes programit Erazmis plus.

Dimitrov theksoi se Maqedonia është e vetmja nga vendet pjesëmarrëse në konferencë e cila është anëtare e plotëfuqishme e programit Erazmus plus dhe e cila ka qasje të tërësishme deri te fondet evropiane për arsim, stërvitje, rini dhe sport.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të KE-së dhe drejtori i përgjithshëm për arsim dhe kulturë, ministri serb për Arsim, Shkencë dhe Zhvillim Teknologjik, përfaqësues nga ministritë e arsimit të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës si dhe përfaqësues nga institucionet e arsimit sipëror nga këto vende.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail