BPRM: Sistemi banka është stabil dhe i sigurtë

Shkup, 30 tetor 2014 (MIA) - Sistemi bankar edhe në kushte të rrethimit të jashtëm të mbushur me sfida të shumta, arriti ta ruajë likuiditetein, e me atë edhe stabilitetin dhe sigurinë e vet, vlerësoi Këshilli i Bankës popullore në mbledhjen e sotme në të cilën e shqyrtoi Raportin për rreziqet në sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë në tremujorin e dytë të vitit 2014.

"Rritja e aktiviteteve të bankve të Maqedonisë vazhdoi edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, që është rezultat i shkallës gjithnjë e më të madhe të ndërmjetësimit inanciar dhe mbështetjes së ekonomisë së Maqedonisë. Bartës i rritjes së burimeve të financimit të bankave janë depozitet e personave jofinanciarë, ndërsa në suaza të tyre posaçërisht veçohet rritja e depozitave në denarë të amvisërive me afat më të madh të kontraktuar, që paraqet reflektim të drejtpërdrejtë të besimit që bankat e kanë tek opinioni vendor", kumtoi kabineti i guvernatorit të Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë.

Njëherit, shtohet në kumtesë, në kushte të rikuperimit të aktivitetit vendor ekonomik dhe rritjes graduale të apetiteve të bankave për marrjen e rreziqeve, kreditë e subjekteve jofinanciare tashmë tre kuartale me radhë shënojnë përshpejtim të rritjes vjetore.

Rritja e kreditimit, potencojnë nga BPRM, është pak më e reflektuar tek kreditë e amvisërive, por përshpejtohet edhe rritja vjetore e mbështetjes kreditore e sektorit koorporativ.

"Në gjysmën e parë të vitit 2014, sistemi bankar realizoi fitim trefish më të madh në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2013. Faktor kryesor për përmirësimin e treguesve për profitabilitetin tek bankat ishte ulja e komponentëve shpenzues, dhe atë si të shpenzimeve të normës së interesit, ashtu edhe në përmirësimin e vlerës së mjteve financiare e cila është ulur para së gjithash si rezultat i shkallës më të ulët gjashtëmujore të rritjes së kredive jofunksionale.

Në mbledhjen e Këshillit të BPRM-së është vlerësuar se rreziku kreditor edhe mët ej është rreziku më i pranishëm në sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë, por se për shkak të mbulueshmërisë së plotë të kredive jofunksionale me përmirësimin e përgjithshëm të vlerës, ulet rreziku nga mospagueshmëria e tyre për aftësi pagesore të bankave.

"Aftësia pagesore e sistemi bankar të Maqedonisë është stabile dhe m shkallë dyfish më të lartë të përputhjes së kapitalit nga minimumi ligjor dhe paraqet 16.9 për qind. Treguesit për likuiditt janë në nivel të kënaqshëm, me ç'rast aktivi likuid mundëson mblushmëri të lartë të depoziteve të amvisërive. Aftësia e lartë dhe stabile pagesore e sistemit bankar dhe niveli i likuiditetit m të cilin disponojnë bankat, kontribuojnë për rezistencën e sistemit bankar të likuidittve dhe goditjeve kreditore të simuluara gjatë stres-testimit, të cilin Banka popullore e zbaton në bazë të rregullt tremujore", ceket në kumtesë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit, në bazë të orarit të paraparë dhe dinamikës së aktiviteteve, e miratoi edhe Vendimin për editimin e monedhës për qëllime koleksionuese "Ujori", nga seria e "Shenjave të horoskopit". Monedha "Ujori" do të editohet me apoen prej 10 denarëve në 7000 copë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail