Rreth 50 mijë kompani kanë realizuar qarkullim prej mbi 900 milionë denarë

Shkup, 31 tetor 2014 (MIA) - Qarkullim prej 963.846 milionë denarë dhe vlerë të shtuar prej 207.724 milionë denarë kanë realizuar vitin e kaluar 53.793 kompani. Në ato kompani kanë qenë të punësuar 335.677 persona.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistkë, numri më i madh nga ndërmarrjet janë nga sektori për Tregti me shumicë dhe me pakicë me 27 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve dhe 44,2 për qind të realizuar nga qarkullimi i përgjithshëm. Si i dyti sipas rëndësisë është sektori i Industrisë së përpunimit, i cili merr pjesë me 30,7 për qind nga të punësuarit dhe 23,7 për qind nga qarkullimi i përgjithshëm.

Nga vlera e përgjithshme e shtuar, e llogaritur sipas faktorit të shpenzimit, pjesëmarrje më të madhe kanë ndërmarrjet nga sektori i Industrisë së përpunimit (24.6 për qind) dhe sektori i Tregtisë me shumicë dhe me pakicë (23.5 për qind).

Krahasuar me madhësinë, mbizotërojnë mikrondërmarrjet me më pak se 10 të punësuar, ku janë angazhuar 34,1 për qind nga të gjithë të punësuarit. Nga ana tjetër, te ndërmarrjet e mëdha janë angazhuar 21,9 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve me 33,6 për qind të realizuara nga  vlera e përgjithshme e shtuar në suaza të sektorit afarist.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail