USHT i ndau mirënjohje sportistit Agim Agushi

Tetovë, 20 nëntor 2014 (MIA) - Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës prof. dr.Vullnet Ameti në një takim në kabinetin e tij e priti sportistin nga Kosova, Agim Agushi. Ky i fundit, ditë më parë në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës dëshmoi se posedon potencial të jashtëzakonshëm në zhonglim, ku vendosi një rekord të ri botëror në disiplinën e ecjes, ku për 60 minuta i kaloi 1661 karrige duke e goditur topin me kokë, njofton Zyra për informim e Universitetit.

Ameti e çmoi lartë mundin dhe punën e sportistit Agim Agushi që po e bën si sportist, duke shtuar se, ai përveç se është një rekordmen botëror në zhonglimin e topit me kokë, në të ardhmen do të jetë një lajtmotiv shtesë për gjeneratat e reja që të merren sa më shumë me zhonglim dhe sporte të tjera.

Rektori  Ameti, po ashtu tha se Universitetit Shtetëror i Tetovës në të ardhmen do t’i jap mbështetje sportistit Agim Agushi, me qëllim të përmbushjes së synimeve të tij si sportist, që në të ardhmen ai të arrijë të shënojë suksese të njëpasnjëshme duke u ngjitur në piedestalin më të lartë, me të cilin sukses do të jenë krenarë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Nga ana tjetër, rekordmeni Agim Agushi e ka falënderuar rektorin e USHT-së prof. dr.Vullnet Ameti për aktivitetin që iu organizua ditë më parë në këtë Universitet, ku ai arriti të shënojë rekord të ri botëror në zhonglim, në disiplinën ecje duke e gjuajtur topin me kokë për një orë të plotë.

"Dua ta falënderoj Universitetin Shtetëror të Tetovës për organizimin e mirëfilltë që më bëri për rekordin botëror. Veçanërisht dua ta falënderoj rektorin prof. dr.Vullnet Ameti për atë pritje aq të bukur që më organizuan. Vërtet ishte kënaqësi të jem në Tetovë, respektivisht në USHT. Shpresoj dhe besoj se në të ardhmen do të jem më i lidhur me qytetin e Tetovës falë ngrohtësisë dhe komoditetit që më ka ofruar Universiteti i Juaj", ka theksuar Agushi.

Njëherit, Rektori i USHT-së, Prof. Dr.Vullnet Ameti i ndau mirënjohje me logon e Universitetit Shtetëror të Tetovës sportistit Agim Agushi, për kontributin e tij që po jep në afirmimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit shqiptar në përgjithësi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail