Akademiku Rexhep Qosja për vizitë në Komunën e Çairit!

Akademiku Rexhep Qosja, i përcjellur nga shumë shqiptarë dhe artistë nga Kosova dhe Shqipëria, sot qëndruan për vizitë në Komunën e Çairit.

Kjo vizitë kishte për qëllim njoftimin me zhvillimet e fundit, si dhe krijimin e raporteve kulturore dhe shoqërore midis shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti deklaroi se për ta kjo ditë është e një ditë e veçantë.

"Falënderova në emër të qytetarëve dhe bëra një kërkesë që ta kemi sa më shpesh në mesin tonë, sepse nëse dikur ka qenë kjo nevojë e Kosovës, tani është nevojë e shqiptarëve të Maqedonisë, që të dëgjohet zëri i akademikut, për një komunikim më të mirë të shqiptarëve gjithandej",tha Mexhiti.

Akademiku Qosja me këtë rast tha se populli shqiptar duhet të përkushtohet më shumë ndaj kulturës shqiptare, traditave dhe historisë, ashtu siç është i përkushtuar edhe kryetari i komunës Izet Mexhiti.

“Kryetari i kësaj komune të bëhet shembull edhe për të tjerët në Shqipëri dhe Kosovë, që të rritet interesimi i tyre për këtë fushë të jetës sonë, më pak a më shumë të shpërfillur deri sot”, u shpreh Qosja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail