Spasov në Tryezën e rrumbullakët të pestë rajonale "Dialogu social në EJL"

Shkup, 25 nëntor 2014 (MIA) - Minsitri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov sot në Sofje me ftesë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë, merr pjesë në Tryezën e rrumbullakët të pestë rajonale "Dialogu social në Evropën Juglindore".

Qëllimi i tryezës së rrumbullakët, siç njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, është vazhdim i traditës së tryezave paraprake të rrumbullakëta për diskutim të reformave në legjislacionin e punës dhe zhvillimin e dialogut social në vendet e EJL-së.

Në tryezën e rrumbullakët, krahas ministrave, pjesëmarrje paralajmëruan edhe përfaqësues të sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve në rajon me qëllim që t'i prezantojnë qëndrimet e tyre lidhur me këtë temë.

Në kuadër të diskutimit kushtuar "Reformave në legjislacionin e punës në vendet e Evropës Juglindore - janë bërë dhe planifikuar ndryshime dhe plotësime", ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov kishte prezantim të tij me temë "Dialogu social në Republikën e Maqedonisë".

Ministri Spasov i njoftoi të pranishmit me mënyrën e funksionimit të Këshillit ekonomiko-social si trup i cili është ompetent për zhvillimin e dialogut social në shtet, madje duke informuar se bëhet fjalë për trup tripalësh i përbërë nga anëtarë të Qeverisë, sindikatat reprezantuese dhe punëdhënësit reprezantues të Maqedonisë.

Spasov potencoi se të paktën një herë në çdo dy muaj ky trup mblidhet dhe bisedon për ligjet, strategjitë dhe planet aksionale lidhur me sferën e marrëdënieve të punës dhe tregut të punës. "Madje kështu në vitin 2014 disa nga çështjet e agjendës së KES-së ishin ndryshime të rëndësishme ligjore siç janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie të punës, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për zgjidhje paqesore të kontesteve të punës, Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës, Ligjit për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë dhe të tjera", tha Spasov.

Si posaçërisht e rëndësishme në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të dialogut social, Spasov e theksoi Projektin për dialog social i implementuar nga ana e Organizatës ndërkombëtare të punës i cili përfshin tre komponente - Përforcimin e kapaciteteve të këshillit kombëtar ekonomiko-social dhe këshillat lokal ekonomiko-social, kontraktimi kolektiv dhe Sistemi për zgjidhje paqesore të kontesteve të punës. Ai ka për qëllim që të përforcohen kapacitetet e kreatorëve të politikave, si dhe të trupave për zbatim të ligjeve, t'i ndihmojë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në ndërmarrjen e masave të nevojshme juridike dhe institucionale të cilat do ta mundësojnë vendosjen e mekanizmit ekonomik dhe funksional për zgjidhje paqesore të kontesteve të punës, të krijohen korpuse të specializuara të negociuesve dhe arbitrave për konteste të punës, si dhe të zhvillohet bazë e të dhënave për menaxhim me konteset dhe set i indikatorëve të realizimit.

Vizita në Republikën e Bullgarisë u rrumbullakësua me nënshkrim të memorandumit për bashkëpunim në sferën e të drejtës së punës, tregut të punës dhe luftës kundër punës së paparaqitur midis Ministrive të Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë dhe Bullgarisë, me të cilin, siç thuhet në kumtesë, janë konfirmim i interesit të përbashkët për përforcim të bashkëpunimit bilateral midis të dy vendeve, me dëshirë për zgjerim dhe rritje të bashkëpunimit në sferën e të drejtës së punës, tregut të punës dhe luftës kundër punës së paparaqitur në pajtueshmëri me ligjet dhe rregullat ekzistuese në të dy vendet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail