Në Vrapçishtë të Gostivarit, grabitet sallon i mobiljeve, janë vjedhur mbi 50 mijë euro

Gostivar, 25 nëntor 2014 (MIA) - Kryerës të panjohur, nga salloni "Gjyn-interier" në fshatin Vrapçishtë në Gostivar kanë vjedhur sefin e metaltë ku ka pasur një shumë të madhe të parave.

Sipas njohurive të para në SPB Tetovë, kryerës ende të panjohur, në periudhën prej orës 19 dje deri në orën 7 e 40 sot në mëngjes, kanë thyer xhamin e vitrinës së salonit, kanë hyrë mbrenda, pastaj me dhunë, kanë hapur derën e drurit të zyrës së sallonit. Aty gjendej sefi prej metali, i rëndë 150 - 200 kilogramë. Sipas denoncuesit, në te ka pasur 42 mijë euro, 6 mijë franga zvicerane, tre mijë dollarë amerikanë dhe 256 mijë denarë në apoenë të ndryshme si dhe dokumente nga ndërmarrja.

Vjedhësit pa u vërejtur nga askush janë larguar nga dera e hyrjes.

Pas autorizimit të prokurorit publik është kryer ekspertizë e tërësishme, ku janë gjetur, fotodokumentar dhe janë marrë për ekspertizë shumë gjurmë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail