Vajgl: Nevojitet racionalizim i disa gjendjeve stereotipe tek disa anëtarë të BE-së

Shkup, 26 nëntor 2014 (MIA) - Raportuesi për Maqedoninë në PE Ivo Vajgëll në takimin e sotëm me deputetët e Maqedonisë nga Komiteti i përzier ka shprehur angazhimin e tij për mbrojtjen e interesave të vendit për shkak se koha dhe gjendja aktuale tregojnë se nevojitet racionalizimi i disa gjendjeve stereotipe dhe largim i "patronizimit" në disa vende anëtare në BE ndaj shteteve nga rajoni i Ballkanit Përëndimor, theksohet në kumtesën e Kuvendit.

Në kuadër të mbajtjes së takimit të 12 të Komitetit të përzier parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkësia Evropiane, që mbahet sot dhe nesër në Parlamentin Evropian në Strasburg, delegacioni i Kuvendit pati takim me eurodeputetin slloven dhe raportues për Maqedoninë në Komisionin për punë të jashtme, Ivo Vajgëll. Bashkëkryesuesi i Maqedonisë me Komitetin është deputeti Qenan Hasip, zëvendësi i tij Artan Grubi, ndërsa anëtarë janë deputetët Antonio Milloshoski, Silvana Boneva, Vlladimir Gjorçev dhe Bekim Fazliu.

Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, si mik i përkushtuar i vendit tonë, Vajgëll theksoi se e respekton Republikën e Maqedonisë, e njeh me emrin e saj kushtetues dhe para se gjithash e respekton identitetin maqedonas, gjë që është në drejtim të pozitës sllovene lidhur me këtë çështje.

Vajgëll shprehu keqardhje që vendi ende nuk i ka filluar negociatat edhe krahas gjashtë rekomentimeve me rend dhe theksoi se në mandidatin e tij në mënyrë të sinqertë dhe të përkushtimt do të angazhohet që të tejkalohet ky absurd, të hëhet hap para në zgjidhjen e këtij procesi. Ai e theksoi angazhimin e vet për mbrojtjen e interesave të Republikës së Maqedonisë për shkak se koha dhe gjendja aktuale tregojnë se nevojitet racionalizim i disa gjendjeve stereotipe dhe largim të "patronizimit" në disa vende anëtare në BE ndaj shteteve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, theksohet në kumtesë. Kritikat që arrijnë në vendet e këtyre hapësirave, të cilat gjatë kohë kanë qenë në konflikte të ndërsjella luftarake, sipas Vajgëll, duhet të zbuten dhe të tregohet  tolerancë e madhe ndaj Ballkanit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail