Në Tetovë takim ‘Mëngjes biznesi’ të organizuar nga Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë

Tetovë, 15 dhjetor 2014 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri do të mbajë fjalim në takimin ‘Mëngjes biznesi’ të organizuar nga Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë, me temë "Përmirësimi i bashkëpunimit të biznesit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë".

Në takimin, i cili do të mbahet në restorant "Emporium" në Tetovë (Q.T. Palma Mall), do të marrin pjesë më shumë se 100 kompani anëtare të LOEM-it, nga sektorë të ndryshëm, si dhe një delegacion biznesmenësh nga Shqipëria, ndërsa para të pranishmëve do të paraqiten edhe kryetarja e Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë, Daniela Arsovska dhe Robert Lidëll, ministër-këshilltar në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup.

Objektivi i mbajtjes së mëngjesit të biznesit është përmirësimi i bashkëpunimit dhe komunikimit mes sektorit të biznesit me pushtetin qëndror dhe lokal, me qëllim që së bashku të krijohen dhe të përmirësohen kushtet për të bërë biznes.

Në këtë takim do të diskutohen tema të veçanta, që kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit të biznesit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet projekt-politikave veçmë të përgatitura për disa tema.

Aktiviteti realizohet me përkrahjen e Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë, në kuadër të projektit "Përmirësimi i bashkëpunimit të biznesit në rajonin kufitar" të implementuar nga Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të Tetovës, Gostivarit, Jegunovcës, Bogovinës, Mavrovës dhe Rostushës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail