Spaseski u takua me njeriun parë të Federatës evropiane të shahut

Shkup, 17 dhjetor 2014 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Marjan Spaseski sot realizoi takim me kryetarin e Federatës evropiane të shahut dhe zëvendës ministrin e Sportit të Gjeorgjisë, Zurab Azmajparashvili.

Temë  takimit  ishte organizimi i Kampionatit evropian të shahut në klube, që duhet të mbahet në tetor të vitit 2015 në Shkup.

Spaseski, gjatë takimit ia transmetoi përvojat nga investimi në sport dhe infrastrukturën sportive nga na e shtetit, ndërkaq e informoi Azmajparashvilin se Maqedonia në të kaluarën ka qenë nikoqire e një numri të madh manifestimesh dhe në të gjitha u tregua si nikoqire e shkëlqyeshme.

"Republika e Maqedonisë investon edhe në shah, ndërsa në periudhën e kaluar, në vendin tonë u mbajtën turnire të fuqishme ndërkombëtare në shah, si Takimi i Solidaritetit, organizuar më 1967-1976, ku morën pjesë kampionët botëror Fisher dhe Karpov, turniri "Skopj Open", si dhe Olimpiada e Shahut, e cila u mbajt në vitin e largët 1972. Mu për Olimpiadën e Shahut, Maqedonia ka marrë fjalë lavdëruese dhe ka paraqitur shembull për organizimin e olimpiadave të tjera të shahut", potencoi Spaseski.

Kryetari Azmajparashvili u falënderua për pritjen dhe theksoi se pret që Maqedonia dhe Qyteti i Shkupit, si nikoqirë, ta organizojnë Kampionatin evropian në klube, më të suksesshmin deri më tani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail