Stavreski: Kapitali në zonën financiare do të vijë nga një burim i besueshëm

Shkup, 19 dhjetor 2014 (MIA) - Në zonën financiare ndërkombëtare në Maqedoni çdo kapital do të vijë nga një burim i besueshëm. Rregullorja duhet të rrumbullakësohet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa zona të funksionojë në verën e vitit 2015. Ndërmarrjet e para apo shoqatat financiare pritet të fillojë të punojnë në zonën financiare të Maqedonisë në vitin 2016.

Kështu theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski në një emision debatues në Televizionin e Maqedonisë.

Zonat financiare, thotë Stavreski, aspak nuk janë dedikuar për të tërhequr kapital të paidentifikuar apo jo të pastër.

"Përkundrazi, asnjë zonë of-shor nuk parashihet të formohet. Është parashikuar të formohet një zonë ku çdo kapital do të vijë nga një burim i besueshëm, nga një bankë me renome në botë dhe do të zbatohen të gjitha rregullat që vlejnë për kontroll të mjeteve në mënyrë që të parandalohet derdhja e kapitalit që është me burime të paidentifikuara. Domethënë, kompetencat e policisë financiare, e Drejtorisë për të ardhura publike, të gjithë atyre që tani kanë përgjegjësi në monitorimin e derdhjeve financiare do të jenë edhe në kuadër të zonës", tha Stavreski.

Në zonë, sqaron, është me rëndësi që të kemi edhe rregullativë që do të jetë e njohur dhe tërheqëse për investitorët, pasi shoqatat financiare janë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe kërkojnë diçka që është e njohur. Në këtë drejtim, sipas zëvendëskryeministrit, do të kontrollohen edhe një herë praktikat më të mira në botë.

"Do të marrim një pjesë të së drejtës angleze, domethënë baza anglo-saksonike për ligjet themelore për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes ndërmarrjeve në kuadër të zonës etj, rregullativa për fondet e investimeve nga Luksemburgu është i mirë, do ta sendërtojmë me disa shembuj të tjerë të mirë dhe në këtë mënyrë do të krijojmë një rregullativë të vetme, e cila do të vlejë për zonën financiare të Maqedonisë, ku do të mund shoqatat financiare të huaja më lehtë ta njohin, që të shohin se është e tillë që u siguron mbrojtje nga rreziku jokomercial dhe ua siguron  të gjitha të drejtat që ata kanë në vendet e zhvilluara, e nga ana tjetër shpenzimet i kanë më të ulëta", tha Stavreski.

Kjo, potencon ai, do të japë përfitim sepse me ardhjen e këtyre shoqqatave do të ketë punësime në kuadër të Maqedonisë, ato janë vende punë më lartë të paguara, do të ketë shërbime që do të kryhen në ato zona, do të ketë nau-hau, ajo që është shumë e rëndësishme - dituri të cilën do ta sjellin ato shoqata financiare për prodhime që ekzistojnë në Maqedoni.

"Kjo do t'ju ndihmojë edhe institucioneve vendore financiare të rriten përkatësisht t'i zhvillojnë edhe ato veprimtari, sepse konsideroj se një që mungon në Maqedoni, e është e lidhur me temat paraprake,  është dalja e firmave në tregun e kapitalit, si mënyrë e financimit të nevojave të tyre, e kjo pjesërisht edhe për shkak të asaj që në anën tjetër nuk ka askush që mund t'u ndihmojë  firmave për zhvillim të produkteve ose për prezantimin e ideve personale siç duhet", tha Stavreski.

Për këtë shkak, shton ai, është me rëndësi që në Maqedoni të zhvillohen instrumente të ndryshme që do të mundësojnë firmat të mos varen vetëm nga kreditë klasike bankare, por të mund në mënyra të ndryshme të marrin përkrahje financiare në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte.

"Kompanitë nga Maqedonia, Shoqatat financiare të Maqedonisë dhe bankat e Maqedonisë do të kenë interes përmes përfitimit të diturive  se si duhet produkte të caktuara të ofrohen, të disenjohen dhe në atë mënyrë edhe ekonomia e Maqedonisë të ketë interes nga hapja e zonës financiare", vlerëson Stavreski.

Gjithsesi, thotë, duhet përgatitje e mirë dhe analizë e mirë dhe pothuaj një vit të punohet në analizën e përvojave të vendeve tjera.

"Veçmë filluam të punojmë në projekt-versionin e rregullores ligjore dhe këtu i shfrytëzojmë mundësitë për analizë të vendeve tjera, por edhe konsultues të cilët mund të ndihmojnë, e që kanë përvojë të madhe  në ngritjen e zonave të tilla financiare. Pres procesi të rrethohet nga aspekti i rregullores, diku deri nga fundi i kuartalit të parë të vitit 2015 dhe diku në verën e vitit 2015 të fillojë zona të funksionojë", tha Stavreski dhe potencon se ndërkohë gjithashtu nevojitet të punohet edhe në promovimin e zonës.


Kjo, sipas tij, gjithsesi është proces i mundimshëm, i cili do të thotë të vihet në kontakt me shoqatat financiare në botë që kanë nevojë dhe mundësi të këtillë, të sqarohen kushtet në Maqedoni, t'u sqarohet ajo që planifikojmë ta bëjmë se është diçka e njohur për ta, që funksionon në një vend tjetër, nuk është diçka që është krejtësisht e re apo e panjohur për ta sepse e panjohura normalisht do të krijojë refuzim ndaj atij koncepti. Ai është proces siç ishte edhe pë zonat e lira ku i kemi kompanitë e huaja në pjesën e industrisë. Asgjë nuk ndodhë në jetë lehtë dhe asgjë nuk vjen brenda natës. Duhet shumë punë. Por, nëse nuk fillojmë, as nuk do të arrijmë aty ku dëshirojmë të arrijmë. Nëse tani fillojmë, diku në vitin 2016 tshmë pres që ndërmarrjet dhe kompanitë e para apo shoqatat financiare të fillojnë të punojnë në kuadër të zonës financiare të Maqedonisë, thotë zëvendëskryeministri Stavreski.

Duke pasë parasysh përvojat nga promovimet e kaluara për zonat e lira ekonomike në mënyrë të ngjashme do të identifikohet fillimisht cilat janë shoqatat financiare dh kompanitë të cilat kanë potencial dhe nevojë të bartjes së një pjese të biznesit në vendin ku ka gjithashti rregullativë cilësore dhe kushte të mira afariste, por shpenzime më të vogla. Me atë rast, paralajmëron, do të provojmë të vijmë drejtpërdrejtë në kontakt për t'i sqaruar mundësitë që i ofron Maqedonia.

"Gjithsesi, me rëndësi është të fillohet. Kur një, dy, tri kompani do të hyjnë apo banka apo fonde investuese, atëherë shkon shumë më lehtë, sepse të gjithë presin që dikush tjetër ta bëjë këtë i pari. Dhe kështu ishte. Tani, për shembull, kur e inë kompanitë se "Xhonson Meti" apo "Xhonson Kontrolls" ka vendosur të investojë në Maqedoni, shumë kompani të tjera vijnë. Kështu do të jetë edhe me zonat. Pres të fillojmë gradualisht, por, siç kalon koha, do ta ndërtojmë reputacionin. Me rëndësi është të tregojmë cilësi në interpretim, në prezantim të mundësive dhe konzistncë në politikat - të mos ketë ndryshim të politikave brenda natës sepse kjo krijon pasiguri tek investuesit. Kjo është shumë me rëndësi. Nga përvoja e deritanishme ata e vlerësojnë këtë - u përmbahsh politikave dhe kanë parashikim të shkëlqyeshëm", potencoi Stavreski. 

Ai thekson se ulja e papunësisë për Qeverinë mbetet sfida më e madhe sepse gjithçka që punohet, është e kahëzuar drejt përmirësimit të mjedisit afarist, të ktë investime vendore nga ndërmarrjet, të hapen ndërmarrje të reja dhe start-ap kompani, të hapen vende të punës në kuadër të zonave të lira ekonomike dhe zonës financiare.

"Tërë këtë e bëjmë me të gjitha ato masa të kahëzuara drejt një qëllimi të vetëm, e ai është papunësinë në Republikën e Maqedonisë ta zbresim në nivel i cili i përgjigjet një vendi evropian dhe besoj se trendi, por edhe vendosja e politikave premtojnë se gradualisht, jo brenda natës, por gradualisht do t'ia arrijmë atij qëllimi", theksoi zëvendëskryeminsitri dhe ministër i Financave Stavreski në emisionin debatues në Televizionin e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail