Violinistja japoneze Suvani në Filarmoninë e Maqedonisë

Shkup, 22 janar 2015 (MIA) - Filarmonia e Maqedonisë sonte në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do të mbajë koncertin simfonik "Sërisht Akiko" në të cilin si soliste do të performojë violinistja nga Japonia, Akiko Suvanai.

Suvanai e cila para publikut të Maqedonisë performon për herë të dytë, nën dirigjimin e maestro Bojran Canev  do të luajë Koncertin kompleks, voluminoz dhe virtuoz për violinë dhe orkestër në D-dur nga Ludvig van Beethoven.

Violinistja është fituesja më e re e garës prestigjioze ndërkombëtare "Çajkovski", është fituese e shumë çmimeve dhe luan në violinën "Delfin" të punuar nga Stradivari, e cila i përkiste maestros rus të violinës, Jasha Hajcef.

Filarmonia e Maqedonisë do të performojë edhe Simfoninë grandioze nga Sergej Prokofjev, e cila vlerësohet jo vetëm si një ndër veprat më të fuqishme të kompozitorit rus, por edhe një nga simfonitë më të vlefshme në përgjithësi në literaturën muzikore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail