Ekstradohet Zhaneta Basha, e dënuar për tregti me persona të mitur

Gostivar, 25 janar 2015 (MIA) - Organet greke për ndjekje e ekstraduan 54 vjeçaren Zhaneta Basha nga Gostivari e cila është transferuar në burgun e Idrizovës për mbajtjen e dënimit me burg 10 vjeçar për vepër penale tregti me persona të mitur, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Basha kërkohej përmes Interpol-it, me një flet arrest ndërkombëtar i lëshuar me 06.04.2014 pas urdhrit të Gjykatës themelore Gostivar, ndërsa iu është hequr liria në Greqi me 22 shtator të vitit të kaluar,  pas të cilës iu caktua një masë paraburgimi dhe filloi procedura për ekstradimit të saj.

Gjykata themelore Gostivar në vitin 2012 e proklamoi si fajtore për kryerjen e veprës penale tregti me një person të mitur dhe i cakroi dënim me burg.

MPB kumtoi se Basha akuzohet për eksploatim pune dhe seksuale të të të miturave të cilët kanë punuar si shërbyese dhe shoqëruese të mysafirëve në lokalin "Delfina" në Gostivar, dhe me urdhër të të paditurës ata kanë dhënë shërbime seksuale në banesën e saj dhe në motelet "Elita", "Monako" dhe "Ignacia" në Gostivar si dhe në motele të tjera për shuma prej 2.000 deri në 3.000 denarë për klient.

Krahas dënimit me burg, Gjykata në Gostivar e ka obliguar Bashën që të dëmtuarit në emër të kompensimit të dëmit jo material t`i paguajë nga 400.000 den, në afat prej 30 ditëve pas hyrjes në fuqi të vendimit, në pajtim me Ligjin për marrëdhënie obliguese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail