Testim ekstern për maturantët

Shkup, 26 janar 2015 (MIA) - Prej sot e deri më 30 janar në shkollat e mesme në Maqedoni do të zbatohet kontroll ekstern të diturive të nxënësve nga vitet e përfunduara (viti i tretë dhe i katërt) në pajtim me oraret e publikuara në faqen e internetit të Qendrës shtetërore për provim (prasanjaeksterno.dic.edu.mk).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se në faqen e cekur të internetit është publikuar edhe një grup publik me gjithsej 50.400 pyetje në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke, të cilat do të jenë pjesë e testeve për arsim gjimnazist dhe për arsim profesional për të gjitha profesionet, drejtimet dhe lëndët.

"Në këtë fazë me procesin e kontrollit ekstern të arritjeve të nxënësve do të përfshihen gjithsej 20.567 nxënës nga vitet e përfunduara (viti i tretë dhe i katër) në 98 shkolla të mesme, si dhe 3.923 mësimdhënës për 2.622 lëndë. Rezultatet do të publikohen më 2 shkurt të vitit 2015", kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail