Konferencë "Diplomacia dhe deportimi i hebrenjve nga Maqedonia në vitin 1943"

Shkup, 27 janar 2015 (MIA) - Konferencë shkencore ndërkombëtare "Diplomacia dhe deportimi i hebrenjve nga Maqedonia në vitin 1943" do të mbahet sot me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit dhe 70-vjetorit të çlirimit të kampit të Aushvicit.

Konferencën, në organizim të Institutit për histori nacionale, Qendrës memoriale të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia dhe Klubi diplomatik - Shkup, do ta hapë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ndërsa për rëndësinë e saj do të flasë kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Vllado Kambovski.

Konferenca ka për qëllim t'i identifikojë dhe t'i hulumtojë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe gjendjeve të cilat ndikuan në deportimin e hebrenjve nga Maqedonia dhe nga vendet e tjera.

Me referate të veta do të marrin pjesë hulumtues të vendit dhe të huaj si dhe ekspertë të kësaj periudhe të historisë.

Konferenca mbështetet edhe nga Aleanca ndërkombëtare për kujtimin e holokaustit nga Berlini, në aktivitete të së cilës merr pjesë edhe Republika e Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail