Përzgjedhje e zgjidhjes inovative në bizneset sociale

Shkup, 27 janar 2015 (MIA) - Në Maqedoni për herë të parë do të ndahet çmimi për për sipërmarrësi sociale (Social Impact Award 2015), i cili paraqet program edukativ dhe garë për ide sipërmarrëse midis studentëve dhe të rinjve.

Procesi për përzgjedhje të zgjidhejs më të mirë inovative në sipërmarrësinë sociale fillon sot, në organizim të Info të rinjtë interneshënëll në bashkëpunim me Nju Mens biznis akcelarator në Shkup. Konkursi për çmimin do të jetë i hapur në periudhën janar-prill 2015. Do të mbahen edhe punëtori falas për zhvilim të idesë afariste dhe modeleve në sipërmarrësinë sociale në Shkup, Tetovë dhe Shtip, me pjesëmarrje të ekspertëve.

Çmimi veçmë ndahet në 10 shtete evropiane me mbështetje të Fondacionit ERSTE dhe Impact Hub Vienna.

Idetë e prezantuara në kuadër të programit kanë potencial që të zhvillohen dhe zbatohen si zgjidhje inovative në sferën e sipërmarrësisë sociale. Qëllimi ëstë që të rritet interesimi midis të rinjve për këtë sferë, si dhe të nxiten që të mendojnë për krijim të bizneseve sociale si mundësi për zhvillim të karrierës personale.

Për tre zgjidhjet më të mira nga sfera e bizneseve sociale janë siguruar çmime në të holla prej 3.000 euro, 2.000 euro dhe 1.000 euro, si dhe udhëtim falas në Vjenë, mentorim tremujor dhe mbështetje në zhvillimin e idesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail