Punëtori e doktorantëve për sfidat në sipërmarrësi

Shkup, 28 janar 2015 (MIA) - Punëtori për doktorantë kushtuar sfidave në sipërmarrësi prej sot e deri më 31 janar do të mbahet në Universitetin Amerikan Kolexh Shkup.

Studentët-doktorantë të UAKS-së dhe kolegët e tyre nga universitetet-anëtare të rrjetit akademik Reshica nga Shqipëria, Serbia, Rumania dhe Gjermania, do të debatojnë për (mos)suksesin e NMV dhe përgjegjësinë shoqërore.

Konsiderohet se vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe hulumtime paralele është e mundur lidhje qenësore e shkencës me sipërmarrësinë që do të jetë në funksion të zhvillimit të suksesshëm të kompanive në nivel rajonal. Fitimi i tregjeve rajonale për kompanitë lkale imponohet si imperativ në fotografinë e madhe të globalizimit.

Në punëtorinë vijuese pritet edhe finalizimi i negociatave rreth studimeve të përbashkëta master në sferën e sipërmarrësisë dhe inovacioneve. Bëhet fjalë për projekt kompleks në të cilin veçmë po punohet dy vite dhe në të cilin janë të përfshirë tetë universitete anëtare të rrjetit Reshica, i cili është edhe mbështetës i Punëtorisë për doktorantët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail