“Heroi”, më i miri në festivalin filipinas

Prishtinë, 29 janar 2015 (MIA) -  Filmi "Heroi" i regjisorit kosovar Luan Kryeziu, që shpalos historinë e një ish-luftëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka marrë çmimin kryesor në edicionin e parë të "Ichill Manila International Film Festival" në Filipine.

Festivali filipinas, i cili mëton të vetëdijesojë audiencën për mënyrat e reja të realizimit të filmave, sivjet ka realizuar edicionin e parë.

Filmi nga Kosova në kategorinë e filmit më të mirë ka mposhtur filmat “Dystopia ST”, “Kiko’s Paradise”, “The Imperfect Cradle”, “Aceito”, “N+N”, dhe “God is American”. Por, të gjithë janë mposhtur nga filmi nga Kosova. “Heroi” gjithashtu ishte i nominuar edhe në kategorinë për aktorin më të mirë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, “Heroi” që ka protagonist aktorin kosovar me nam botëror, Arben Bajraktaraj, doli fitues i festivalit “Albanian Film Fest” në New Jork, ndërsa gjatë këtij muaji ka filluar të shfaqet nëpër kinematë e Shqipërisë.

Në gusht të këtij viti, “Heroi” i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës pati premierën ndërkombëtare në edicionin e 38-të të festivalit “Montreal World Film Festival”.

Në këtë festival “Heroi” nuk ka qenë në garë për çmimet e festivalit, por është shfaqur në kuadër të kategorisë “Focus on World Cinema”. “Heroi” ka drejtor fotografie Roger Simonsz, i njohur për filma të njohur si: “The Devil Wears Prada”, “Rushhaur 3”, “Sex and the City” etj.

Në filmin “Heroi” luajnë edhe Çun Lajçi, Salahudin Bilali, Enver Petrovci, Xhemi Aga etj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail