Mundësi për pagesë me kartela elektronike të të dhënave doganore

Bllacë, 29 janar 2015 (MIA) - Qytetarët dhe operatorët ekonomikë në të gjitha vendkalimet kufitare në vend do të mund shpenzimet doganore t'i paguajnë me kartela elektronike. Janë instaluar gjithsej 24 post-terminale të Doganës Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Shtip.

"Me këtë mundësi qytetarët dhe operatorët ekonomikë tani më nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë deri te qyteti më i afërt ose deri te fililali më i afërt i postës dhe bankave komerciale, as të presin në radhë para sporteleve të tyre që t'i paguajnë të dhënat e ndërlidhura me punën doganore, as nuk do t'i marrin në një vend në zyrat doganore, ku zbatohen formalitetet doganore", deklaroi drejtoresha e Drejtorisë doganore Natasha Radeska-Kërstevska sot në promovimin e vendosjes së mundësisë për pagesë me kartela elektronike.

Ajo shtoi se kjo vendoset me qëllim që të sigurohet shërbim cilësor dhe i shpejtë për qytetarët, duke i përcjellur trendet më moderne për pagesë me para jo të gatshme.

Sipas Radeska-Kërstevska, kjo është edhe një reformë që Drejtoria doganore e vendos me qëllim që qytetarët dhe operatorët ekonomikë më lehtë dhe më shpejt t'i kryejnë pagesat pavarësisht vlerës, që është favor i madh në krahasim me mundësinë tani më të vendosur për pagesë të taksave administratove në vlerë prej 250 denarëve përmes SMS mesazheve.

Shpenzimet doganore qytetarët dhe operatorët ekonomikë mund t'i paguajnë me kartesa të "maestros", "masterkard", viza elektron", "viza", si dhe me kartelat për përdorim vendor, që jepen nga të gjitha bankat vendore dhe të huaja.

Dogana projektin e filloi në tetor të vitit të kaluar kur u shpall thirrje për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm për vendosje të pagesës me kartela përmes post-terminaleve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail